# Rastësi apo dashuri e paharruar? Hande Erçel rikthen kujtimet me Kerem Bürsin

- Link: https://99lajme.com/rastesi-apo-dashuri-e-paharruar-hande-ercel-rikthen-kujtimet-me-kerem-bursin/
- Published: 2026-11-25T13:45:35+01:00
- Author: R

Një detaj nga festa e ditëlindjes së [Hande Erçel](https://99lajme.com/tag/hande-ercel/)
ka rikthyer në qendër të vëmendjes historinë e saj me [Kerem Bürsin](https://99lajme.com/tag/kerem-bursin/),
duke nxitur aludime mes fansave për një afrim të mundshëm mes dy aktorëve të njohur
turq.

Aktorja zgjodhi të festonte ditëlindjen në një ambient që për fansat e serialit “
Sen Çal Kapımı” mbart një kuptim të veçantë.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

Bëhet fjalë për Casa Lavanda Hotel Boutique & Restaurant, në Şile të Stambollit,
pikërisht aty ku ishte xhiruar një nga skenat më romantike të sezonit të dytë të
serialit: ribashkimi i Edës dhe Serkanit, personazheve të interpretuara nga Hande
Erçel dhe Kerem Bürsin.

Pamjet e publikuara nga festa, përfshirë ato të ndara nga motra e aktores, Gamze
Erçel, janë krahasuar menjëherë me skenat e serialit. Fansat kanë evidentuar ngjashmëri
të shumta në ambientet e brendshme dhe të jashtme të hotelit.

> Questo Miyy è il regalo più bello che ci potevi fare. ❤️
>  #HandeErçel https://
> t.co/vmuT6w14nu
> — ⭐STELLA⭐ AŞK VAR ⭐ HANDE ERÇEL🦋 KEREM BÜRSIN🦁 (@Sckstella29) [November 24, 2026](https://x.com/Sckstella29/status/2125319110879858759?ref_src=twsrc%5Etfw)

**Rastësi apo një mesazh i fshehur për Kerem Bürsin?**

Zgjedhja e këtij lokacioni ka bërë që ndjekësit të rikthejnë diskutimet për ish-
çiftin, i cili dikur e jetoi historinë e dashurisë edhe jashtë ekranit.

Disa fansa e kanë interpretuar këtë detaj si një shenjë nostalgjie, ndërsa të tjerë
kanë ngritur pikëpyetje për një ribashkim të mundshëm mes dy aktorëve.

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim për një rikthim të çiftit apo për
praninë e Kerem Bürsin në festën e ditëlindjes.

Ajo që mbetet e sigurt është se edhe pas vitesh, historia e Handes dhe Keremit vazhdon
të zgjojë interes të madh te fansat.
