# Prezantuesja 31-vjeçare humb jetën në aksident, pak orë pas festës së ditëlindjes

- Link: https://99lajme.com/prezantuesja-31-vjecare-humb-jeten-ne-aksident-pak-ore-pas-festes-se-ditelindjes/
- Published: 2026-11-26T11:39:52+01:00
- Author: R

Një ngjarje tragjike ka tronditur botën e televizionit në Azerbajxhan. Prezantuesja
e njohur Ada Suleyman ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Baku, vetëm
pak orë pasi kishte festuar ditëlindjen e saj të 31-të.

Sipas raportimeve të mediave, prezantuesja po kthehej nga festa e organizuar në 
një restorant, së bashku me mikun e saj, Anar Karimov, kur automjeti me të cilin
udhëtonin u përplas me një kamion.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

Përplasja ishte fatale për të dy, të cilët humbën jetën në vendngjarje. Ekipet e
emergjencës u detyruan të përdornin pajisje speciale për nxjerrjen e trupave nga
automjeti i shkatërruar.

**Detaji prekës që doli pas aksidentit**

Sipas mediave lokale, Ada kishte rezervuar paraprakisht një shofer për ta dërguar
në shtëpi pas festës. Megjithatë, miku i saj kishte këmbëngulur që ta shoqëronte
personalisht dhe të merrte drejtimin e automjetit.

Familjarët e Karimov kanë mohuar pretendimet se ai kishte konsumuar alkool përpara
aksidentit. Autoritetet ende nuk kanë konfirmuar shkaqet e përplasjes fatale.

**Kush ishte Ada Suleyman?**

Ada Suleyman ishte një figurë e njohur televizive në Azerbajxhan. Ajo punonte në
televizionin ARB TV, ku drejtonte emisionin “Sən olsaydin”.

Prezantuesja ishte gjithashtu mjaft aktive në rrjetet sociale, ku numëronte mbi 
40 mijë ndjekës në Instagram.

Mbrëmja që duhej të shënonte një fillim të ri në jetën e prezantueses 31-vjeçare
u kthye në një tragjedi, duke lënë në zi familjarët, miqtë dhe publikun e saj.
