# “Pres të më vizitojë Edi Rama”/ Ilir Vrenozi, pjesë e Big Brother VIP Albania 5

- Link: https://99lajme.com/pres-te-me-vizitoje-edi-rama-ilir-vrenozi-pjese-e-big-brother-vip-albania-5/
- Published: 2025-12-20T22:15:52+01:00
- Author: R

Ilir Vrenozi, i njohur gjerësisht në rrjetet sociale si një nga opozitarët më aktivë
dhe më të komentuar, do të jetë banori më i ri i “Big Brother VIP Albania 5”. Figura
e tij është bërë veçanërisht e famshme në TikTok, ku shpesh ka tërhequr vëmendje
me deklaratat e forta politike dhe ironinë e drejtpërdrejtë.

Në klipin prezantues përpara hyrjes në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Vrenozi
nuk i kurseu batutat, duke iu referuar edhe kryeministrit Edi Rama. Me humor, ai
u shpreh:
“Pres të më vijë për vizitë”, duke rikujtuar edhe ftesën publike për kafe
që Rama i kishte bërë më herët, por që nuk u realizua kurrë.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

Jeta personale e Ilir Vrenozit ka kaluar përmes sfidave të vështira. Ai ka humbur
të dy prindërit në një periudhë të afërt kohore, ndërsa babai i tij vuante nga probleme
të rënda shëndetësore. Vrenozi mban gjithashtu përgjegjësi të vazhdueshme familjare
ndaj motrës së tij, e cila ka nevojë për përkujdesje të plotë. Gjatë qëndrimit të
tij në BBV, për të do të kujdeset bashkëshortja e tij.

Në aspektin politik, ai nuk e fsheh admirimin për ish-kryeministrin Sali Berisha,
të cilin e konsideron si një figurë reference për autoritet, rend dhe qartësi morale.

Një fans i deklaruar i formatit “Big Brother”, Vrenozi shprehet se ka intuitë të
fortë loje dhe pretendon se në edicionet e mëparshme ka arritur të parashikojë fituesit
shumë përpara publikut.

Hyrja e tij në Big Brother VIP Albania 5 pritet të sjellë debate, dinamika të forta
dhe reagime të shumta si brenda shtëpisë, ashtu edhe në rrjetet sociale.
