# “Plasin 3-shat” këtë javë! Meri Shehu zbulon shenjat më të favorizuara të horoskopit

- Link: https://99lajme.com/plasin-3-shat-kete-jave-meri-shehu-zbulon-shenjat-me-te-favorizuara-te-horoskopit/
- Published: 2026-10-20T13:00:16+02:00
- Author: K

Astrologia Meri Shehu, e ftuar në emisionin “Rudina”, Tv Klan ka bërë parashikimin
për 12 shenjat e zodiakut, duke surprizuar me vlerësimet e saj, pasi plot 8 shenja
marrin nga 3 yje.

Sipas saj, kjo është një javë e rëndësishme, e mbushur me zhvillime dhe përballje
në çështjet personale, ekonomike dhe profesionale. Disa shenja do të kenë mundësi
të përparojnë në planet e tyre, ndërsa të tjerat duhet të tregojnë kujdes në vendimmarrje,
investime dhe marrëdhënie.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

_“Kjo është një nga javët shumë të rëndësishme. Edhe nesër është një datë e rëndësishme,
data 20. Afërdita kundërshtohet me Plutonin. Afërdita është në Akrep, një shenjë
që shkon në thellësi dhe mbart emocione të forta, si dhe hakmarrje. Plutoni, nga
ana tjetër, kërkon zhvillim dhe i çon gjërat deri në atë pikë saqë ose bëhen në 
këtë mënyrë, ose nuk bëhen fare. Është një javë e mbushur plot, që arrin kulmin 
më 26, të hënën, me Hënën e plotë në Dem, e cila kundërshtohet nga Plutoni dhe Dielli.
Aty ndahen me thikë fatet në përgjithësi”_, tha ajo.

Mëposhtë keni parashikimin e plotë nga astrologia, Meri Shehu dhe vlerësimi me yje
për çdo shenjë zodiake:

**Dashi – 3 yje**

_I marrin tre yje, falë asaj lidhjeje të bukur të pushtetit. Është Marsi në Luan,
në lidhje të bukur me Saturnin edhe këtë javë. Kështu që ata Dashë që duan të bëjnë
diçka më shumë në lidhje me çështjet personale, me punët, me dashurinë dhe me vendimmarrje
të rëndësishme, sidomos ata të lindur në 10-ditëshin e dytë, e kanë të hapur rrugën.
Por mos harrojmë që nga nesër Afërdita përballet shumë ashpër me Plutonin dhe mund
të kemi humbje të rëndësishme në çështjet ekonomike. Kujdes! Mos investoni shumë.
Gjithashtu, Mërkuri do të kthehet përsëri në Akrep, në lëvizje të kundërt, kështu
që shumë çështje ekonomike dhe personale fillojnë të bllokohen pas datës 24._

**Demi – 1 yll**

_Vetëm një yll për Demat, sepse përballjet e tyre, për shembull nesër, do të jenë
shumë të vështira. Afërdita përballë shenjës së tyre është e kundërt dhe kundërshtohet
nga Plutoni në Ujor. Çështje familjare, çështje karriere: duket sikur mbeten në 
mes ose këta bien viktimë e një dyshimi, e një xhelozie edhe nga anët e tjera. Situata
ndalet, thuhet stop këtu dhe Demat mbeten për momentin në vend. Do të presin Hënën
e plotë në shenjën e tyre për të parë një avancim. Megjithatë, ka një çështje familjare
për Demat e lindur në 10-ditëshin e dytë që mund të ecë mirë dhe të përparojë._

**Binjakët – 2 yje**

_Binjakët kanë përballjen e Mërkurit me Jupiterin në Luan, që sjell çështje pune,
përditshmërie, pakënaqësi me veten dhe mungesë optimizmi në disa raste. Vetëm në
një aspekt shoqëror mund të marrin një lajm të mirë ose të gjejnë një drejtim të
mirë Binjakët e lindur në 10-ditëshin e dytë. Mund të kemi një avancim projekti,
një avancim plani për tre-katër ditë. Pastaj, Hëna e plotë në Dem, që po bëhet gati,
është shumë e vështirë për Binjakët, prandaj edhe ka ndikuar deri tani në këtë pozicion
për ta._

**Gaforrja – 2 yje**

_Gaforret kanë dy yje, por mos harrojmë që Gaforret e lindura kryesisht në 10-ditëshin
e dytë kanë atë mundësi shumë të fuqishme me Saturnin në Dash, që është në shtëpinë
e dhjetë të tyre dhe tregon edhe ai pushtet të fortë ose fanatizëm në pushtet, të
lidhur bukur me Marsin në Luan. Kështu që e kanë në dorë forcën e një pushteti, 
të një dinamike, të një vendimmarrjeje dhe të të bërit atë që kanë dëshirë. Pra,
Gaforret e kanë këtë mundësi. Vetëm mos harrojmë që kemi Afërditën e kundërt në 
Akrep, në kundërshtim me Jupiterin në Luan, që është një nga lidhjet e vështira 
dhe ka një kosto shumë të madhe, qoftë ekonomike, qoftë shpirtërore. Kjo situatë
do të vazhdojë edhe me Mërkurin e kundërt._

**Luanët – 3 yje**

_Edhe Luanët marrin tre yje, sepse kemi kundërshtimin e Afërditës në Akrep me Plutonin
në Ujor dhe Mërkurin, që do të kthehet në lëvizje të kundërt në Akrep, në kundërshtim
me Jupiterin në shenjën e tyre. Kjo do të thotë që ecin përpara, por disa gjëra 
mbeten shumë në prapavijë, për sa u përket çështjeve familjare, projekteve të tyre,
diskutimeve, kontakteve dhe bisedave. Mund të ketë përballje shumë të vështira. 
Edhe kur të vijë Hëna e plotë në Dem, ajo do të jetë në katërkëndësh me Luanët, 
kështu që, pavarësisht Jupiterit, do të kenë probleme._

**Virgjëresha – 3 yje**

_Virgjëreshat janë në një fazë më të mirë, sepse Afërdita e kundërt do të kthehet
në Peshore rreth datave 25-26. Në këtë moment, për Virgjëreshat hapet një shans 
i mirë ekonomik. Kështu që ato nuk duhet të rrezikojnë në biseda, të mos lodhen 
tepër dhe të mos marrin përsipër punë të sforcuara gjatë kësaj jave, pasi nga fundi
i javës ose në fillim të javës tjetër, rikthimi i Afërditës në Peshore u jep një
shans të mirë për t’iu rikthyer begatisë ose çështjeve shumë të rëndësishme personale
dhe ekonomike._

**Peshorja – 3 yje**

_Pavarësisht se për momentin të gjithë këta planetë në Akrep sjellin vështirësi,
duke treguar një ngadalësim të ecurisë ose të zhvillimit të tyre, edhe në aspektin
ekonomik, do të shohim se nga fundi i javës rikthimi i Afërditës në shenjën e tyre
do ta ëmbëlsojë përsëri situatën për Peshoret. Dhe mos harrojmë se Saturni në Dash
përballet me shenjën e tyre dhe kërkon një kompromis shumë të madh. Ai lidhet bukur
këtë javë me Marsin në Luan dhe një plan i tyre shkon mirë._

**Akrepi – 3 yje**

_Tre yje edhe për Akrepin sot. Megjithatë, Akrepi mund të merrte edhe një yll, sepse
Mërkuri kthehet në lëvizje të kundërt në Akrep. Kemi Hënën e plotë përballë, në 
Dem, kemi Afërditën. Por, meqë Afërdita do të takohet me Diellin këtë javë, edhe
pse është në lëvizje të kundërt, ky takim me Diellin në Akrep i jep shenjës famë,
dashuri dhe një mirëseardhje._

**Shigjetari – 3 yje**

_Shigjetarët duhet të përgatiten mirë për një prapaskenë në punë dhe për një rënie
në pasiguri, si dhe për humbjen e një pune ose të diçkaje që e konsideronin shumë
të sigurt në përditshmërinë e tyre. Ata duhet të bëhen gati që nga e enjtja ose 
e premtja që kjo të ndodhë, sepse Hëna e plotë në Dem nuk është shumë favorizuese
për ta dhe sjell kundërshtime të mëdha e prapaskena në punë. Megjithatë, lidhja 
Mars-Saturn është e bukur, të paktën nga e mërkura dhe e enjtja, dhe shumë Shigjetarë
mund të kenë zhvillime pozitive në jetën personale dhe në planet e tyre._

**Bricjapi – 3 yje**

_Për Bricjapët rregullohen disa gjëra falë lidhjes Mars-Saturn, e cila është një
lidhje që shpëton shumë njerëz. Atje ku mendohej se po binin ose se gjithçka kishte
marrë tatëpjetën, ata e mbledhin veten, forcohen dhe ngrihen. Është një pushtet 
që u jepet nga ana e yjeve. A u jepet ky pushtet sepse yjet duan t’i sprovojnë dhe
t’i vënë në provë, apo sepse kështu e kanë fatin? Atëherë, e kanë fatin dhe shumë
Bricjapë të lindur në dhjetëditëshin e dytë mund të shfrytëzojnë një pushtet që 
do t’u jepet në ekonomi ose në çështje të rëndësishme që lidhen me familjen, shtëpinë
dhe një investim të rëndësishëm në jetën e tyre._

**Ujori – 3 yje**

_Ishte një javë me shumë përballje. Por, duke qenë se ka përballje, kjo do të thotë
se do të ndodhin shumë zhvillime, jo domosdoshmërisht se gjërat do të shkojnë keq.
Ujorët janë me fat falë kësaj lidhjeje të Saturnit në Dash me Marsin në shenjën 
e Luanit. Ata kanë mundësi që projektet e tyre të shkojnë mirë, të kenë një takim
të rëndësishëm, të çojnë përpara një mundësi dhe të rregullojnë një çështje karriere
ose pune. Nesër do të shohin se çfarë nuk shkon në punën dhe karrierën e tyre ose
do të përballen me një pasiguri në çështjet ekonomike. Kjo situatë do të fillojë
të rregullohet me hyrjen e Mërkurit në lëvizje të kundërt në Akrep, i cili do t’i
rikthejë te pozicionet e një pune nga e kaluara._

**Peshqit – 2 yje**

_Peshqit marrin dy yje, sepse Afërdita e kundërt në Akrep lidhet me çështjet ligjore,
personale, udhëtimet dhe kontaktet me jashtë. Nesër është një ditë që i vë këto 
çështje në krizë ose i ndan me thikë përgjigjet mes një “po”-je dhe një “jo”-je.
Ndonjëherë njerëzit nuk duan të dëgjojnë një “po” ose një “jo”, por kërkojnë një
shpjegim, madje edhe një lloj manipulimi. Peshqit janë shumë delikatë, ndaj, kur
nuk marrin as shpjegimin dhe as përgjigjen që presin, do të ndihen psikologjikisht
keq. Por me Hënën e plotë në Dem do të shohim se një projekt i tyre shkon shumë 
mirë, por vetëm për ta, sepse të tjerët duhet të përballen me vështirësi._
