# Pas plagosjes në protestë, Bes Kallaku sjell lajme të reja për Erjonin

- Link: https://99lajme.com/pas-plagosjes-ne-proteste-bes-kallaku-sjell-lajme-te-reja-per-erjonin/
- Published: 2026-10-25T17:11:58+01:00
- Author: K

Bes Kallaku ka ndarë një përditësim për gjendjen shëndetësore të mikut të tij, Erjon
Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur rëndë në syrin e majtë gjatë protestës
së 24 tetorit në Tiranë.

Përmes një postimi në Instagram, aktori dhe këngëtari bëri të ditur se kishte folur
me Erjonin mëngjesin e së dielës dhe se, fatmirësisht, ai ndodhej në gjendje më 
të mirë.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

Megjithatë, dëmtimi i rëndë në sy kërkon trajtim më të specializuar jashtë Shqipërisë.

Besi shprehu shpresën që transferimi të realizohet gjatë ditës, ndërsa falënderoi
të gjithë ata që kanë ofruar mbështetje dhe janë treguar të gatshëm të ndihmojnë
në këtë situatë të vështirë.

Erjon Vishkulli u plagos gjatë protestës së 24 tetorit, ku, sipas raportimeve, dyshohet
se u godit nga një plumb gome.

Ai mori trajtim në Spitalin e Traumës dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Dëmtimi ka ngritur shqetësime për shikimin e tij, ndërsa deri më tani nuk është 
bërë i ditur destinacioni ku pritet të kryhet trajtimi i specializuar.
