# “Osmani” nuk e braktis stafin, premton t’i paguajë lekët nga xhepi

- Link: https://99lajme.com/osmani-nuk-e-braktis-stafin-premton-ti-paguaje-leket-nga-xhepi/
- Published: 2026-11-25T00:30:35+01:00
- Author: R

## **󠀁[Burak Özçivit](https://99lajme.com/tag/burak-ozcivit/)󠁿 merr vendimin e papritur, premton të paguajë nga xhepi punonjësit e serialit**

Aktori i njohur turk **[Burak Özçivit](https://99lajme.com/tag/burak-ozcivit/)**
ka tërhequr vëmendjen e mediave në Turqi, pas një vendimi të marrë në mbështetje
të stafit të serialit të tij më të ri, “[Güneşin Doğduğu Yer” (Vendi ku lind dielli](https://99lajme.com/tag/seriale-turke/)),
që transmetohet në televizionin ATV.

Sipas mediave turke, producenti i serialit u ka kërkuar punonjësve të produksionit
të pranojnë një ulje prej 20% të pagave, duke rrezikuar ndërprerjen e bashkëpunimit
me ata që nuk e pranojnë këtë vendim.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

Në këtë situatë ka ndërhyrë [Burak Özçivit](https://99lajme.com/tag/burak-ozcivit/),
i cili ka premtuar se do ta mbulojë personalisht diferencën prej 20% të pagave të
punonjësve.

“Ne ekzistojmë falë ekipit tonë. Nuk do t’i lejojmë të përballen me këtë vështirësi.
Do të bëjmë atë që duhet”, është shprehur aktori.

## **Kriza ekonomike godet 󠀁[serialet turke](https://99lajme.com/tag/seriale-turke/)󠁿**

Industria e serialeve turke po përballet me vështirësi ekonomike. Fillimisht, kompanitë
e produksionit kërkuan uljen e pagave të aktorëve, por pas refuzimit të tyre, vëmendja
është zhvendosur te punonjësit e prapaskenës.

Producenti i njohur Fatih Aksoy ka kërkuar ndërhyrjen e shtetit për të mbështetur
industrinë televizive, duke paralajmëruar se situata është kritike.

Ndërkohë, seriali i ri i [Burak Özçivit](https://99lajme.com/tag/burak-ozcivit/)
ishte përfshirë edhe në një tjetër polemikë, pasi në një prej promove u transmetuan
skena të rënda të dhunës ndaj grave, të cilat shkaktuan reagime.

Vendimi i aktorit turk, shumë të dashur edhe për publikun shqiptar, për të mbështetur
financiarisht ekipin e tij vjen në një moment të vështirë për industrinë televizive
turke.
