# Onur Tuna: Do dal nga vetja për të…

- Link: https://99lajme.com/onur-tuna-do-dal-nga-vetja-per-te/
- Published: 2026-11-10T15:08:09+01:00
- Author: red

Aktori i njohur [Onur Tuna](https://99lajme.com/tag/onur-tuna/) ka treguar detaje
rreth përgatitjes për rolin e tij si “Kahraman” në projektin më të ri të Kanal D,
serialin **[‘Karakuyu](https://99lajme.com/tag/seriale-turke/)’**, i cili ka thyer
rekorde shikueshmërie që me promovimet e para.

Aktori u shpreh se ka ngjashmëri të mëdha mes tij dhe personazhit:

_“Kahramanin do ta nxjerr pak nga vetja ime dhe pak do t’i afrohem atij. Me fjalë
të tjera, do të luaj Kahramanin tim.”_

Tuna tregoi se ka ndërtuar empati të fortë me rolin e tij:

_“Ashtu si çdokush, edhe unë kam një ndjenjë të fortë drejtësie. Nëse diçka e keqe
do t’u ndodhte njerëzve të mi të dashur, edhe unë mund të bëhesha dikush agresiv.”_

Seriali **‘[Karakuyu](https://99lajme.com/tag/serial-turk/)’**, me produksion nga
_OGM Pictures_, do të transmetohet së shpejti në ekranin e Kanal D.
