# Olsa dhe Alaudini hyjnë në shtëpinë e BBVK, ja si duket shtëpia

- Link: https://99lajme.com/olsa-dhe-alaudini-hyjne-ne-shtepine-e-bbvk-ja-si-duket-shtepia/
- Published: 2026-10-25T17:15:21+01:00
- Author: K

Ndërkohë që data e nisjes po afrohet dhe kureshtja e publikut për edicionin e ri
po rritet çdo ditë e më shumë, producentja Olsa Muhameti dhe moderatori Alaudin 
Hamiti kanë ndarë një moment nga prapaskenat e spektaklit.

Në një postim të publikuar nga vetë ata, dyshja është shfaqur në ambientet e brendshme
të shtëpisë së BBVK.

Kjo vizitë tregon se punët për përgatitjen e edicionit të pestë po e marrin formën
përfundimtare para nisjes zyrtare.

Kujtojmë se starti i “Big Brother VIP Kosova 5” është caktuar zyrtarisht për datën
30 tetor.

Përtej detajeve të produksionit, vëmendja kryesore mbetet te banorët e rinj dhe 
surprizat që do të sjellë ky sezon i ri televiziv.
