# Nuk do ta besoni! Shihni si duket tani vogëlushja e meme më të famshme në botë

- Link: https://99lajme.com/nuk-do-ta-besoni-shihni-si-duket-tani-vogelushja-e-memese-me-te-famshme-ne-bote/
- Published: 2026-10-21T12:29:05+02:00
- Author: K

Nëse keni përdorur rrjetet sociale gjatë dekadës së fundit, me siguri jeni ndeshur
me fytyrën e saj të paktën një herë. Bëhet fjalë për vogëlushen që me një shikim
të vetëm dyshues u kthye në ikonë të internetit. Sot, Chloe Clem ka mbushur 15 vjeç
dhe pamja e saj e re ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut.

Gjithçka nisi në vitin 2013, kur nëna e saj publikoi një video ku u tregonte vajzave
se do të vizitonin parkun e lojërave “Disneyland”. Ndërsa e motra shpërtheu në lot
gëzimi, reagimi i Chloe-s 2-vjeçare ishte krejtësisht i papritur: një mimikë habie
e dyshimi që pushtoi menjëherë rrjetin. Fotoja mori emrin “Side Eye Chloe” (Chloe
që shikon anash) dhe u kthye në imazhin kryesor për të shprehur konfuzion apo pasiguri.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

Fotoja virale që i erdhi në ndihmë familjes

Përveç famës në internet, ky moment i papritur shërbeu si një kthesë e rëndësishme
për familjen Clem. Nëna e saj, Katie Clem, ka treguar në një intervistë se gjatë
asaj periudhe po kalonin vështirësi të mëdha financiare. Të ardhurat e gjeneruara
nga përdorimi i fotos u mundësuan atyre mbulimin e qirasë, faturave dhe nevojave
bazë jetësore.

Vogëlushja e dikurshme tashmë është rritur dhe përdoruesit e internetit po e shpërndajnë
sërish me kureshtje imazhin e saj të sotëm.

![](https://99lajme.com/wp-content/uploads/2026/10/meme-tan.webp)
