# Nihan jo vetëm aktore: Do të mbeteni pa fjalë kur të mësoni se çfarë ka bërë me projektin e saj më të ri!

- Link: https://99lajme.com/nihan-jo-vetem-aktore-do-te-mbeteni-pa-fjale-kur-te-mesoni-se-cfare-ka-bere-me-projektin-e-saj-me-te-ri/
- Published: 2026-11-09T12:15:26+01:00
- Author: red

Neslihan Atagül Doğulu, e njohur nga miliona shqiptarë si “Nihani” nga seriali ikonik“
Dashuri e Pafund” (Kara Sevda), ka vendosur t’i surprizojë të gjithë duke bërë një
hap plotësisht të papritur në karrierën e saj!

E mësuar të korrë fitore në ekranet televizive dhe të rrëmbejë çmime ndërkombëtare,
aktorja e dashur turke këtë herë nuk vjen me një rol të ri filmik, por me një pasion
të fshehur që pak kush e priste: ajo i është futur botës së letersisë!

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

Pasi spikati në ekranet tona me rolet e saj të paharrueshme — si Nerimani te “Mes
Dy Dashurish”, Nareja te “Vajza e Ambasadorit” dhe sidomos Nihani që bëri për vete
tërë publikun shqiptar — Neslihan sjell me penën e saj librin e saj të parë për 
fëmijë.

I publikuar nga shtëpia e njohur botuese Elma Yayınevi, libri i saj mban titullin
e veçantë “Bu Evde Bir Afet Var”. Përmes një rrëfimi plot jetë, humor e dashuri,
Neslihan sjell historinë e një qeni të vogël kurioz, simpatik dhe pakëz mistrec,
i cili përballet me aventurat e të mësuarit me shtëpinë dhe familjen e tij të re.

Një anë krejtësisht e re e aktores që vërteton se talenti i saj nuk ka kufij — nga
yll i ekranit, sot ajo po fiton zemrat e lexuesve të vegjël!
