# Nihan dhe “vajza” e saj nga seriali ribashkohen pas 10 vitesh!

- Link: https://99lajme.com/nihan-dhe-vajza-e-saj-nga-seriali-ribashkohen-pas-10-vitesh/
- Published: 2026-11-13T13:04:41+01:00
- Author: red

Një moment i ëmbël dhe plot nostalgji ka pushtuar rrjetet sociale dhe ka emocionuar
pafund adhuruesit e kinematografisë turke. Aktorja e njohur dhe shumë e dashur për
publikun, [Neslihan Atagül](https://99lajme.com/tag/neslihan-atagul-dogulu/), është
ribashkuar pas një dekade me aktoren e vogël që dikur luante rolin e vajzës së saj,
Deniz, në serialin fenomen “[Dashuri e Pafund” (_Kara Sevda_](https://99lajme.com/tag/serial-turk/)).

Seriali, i cili nisi transmetimin në vitin 2015 dhe arriti një sukses të jashtëzakonshëm
ndërkombëtar, mbetet ende sot një nga prodhimet më ikonike të dramës turke. Historia
e dashurisë së pamundur mes Nihanit dhe Kemalit mbajti të mbërthyer para ekranit
miliona teleshikues, ndërsa personazhi i vogëlushes Deniz ishte simboli më i pastër
i asaj ndjenje.

Takimi i tyre pas 10 vitesh ka sjellë një valë reagimesh pozitive nga fansat, të
cilët janë shprehur të habitur se sa shpejt ka kaluar koha dhe sa shumë është rritur“
vajza” e [Nihanit](https://99lajme.com/tag/nihani/). Pamjet e këtij ribashkimi u
bënë menjëherë virale, duke dëshmuar se lidhja e krijuar në sheshxhirim ka lënë 
gjurmë të veçanta, jo vetëm tek publiku, por edhe tek vetë aktorët.

“Nënë e bijë bashkohen sërish”, ishte komenti që shoqëroi këtë moment të veçantë,
duke rikthyer edhe një herë kujtimet më të bukura të një prej serialeve që shënoi
histori në televizion.
