# Nga Ertani te Aslani, Burak Deniz zbulon rolin e tij në serialin e ri

- Link: https://99lajme.com/nga-ertani-te-aslani-burak-deniz-zbulon-rolin-e-tij-ne-serialin-e-ri/
- Published: 2026-11-23T10:40:19+01:00
- Author: red

**[Burak Deniz](https://99lajme.com/tag/burak-deniz/), aktori i njohur turk që publiku
shqiptar po e ndjek aktualisht në rolin e Ertanit në serialin “[Mashtruesit](https://99lajme.com/tag/serial-turk/)”,
nga e hëna në të shtunë në orën 18:20 në [TV Klan](https://99lajme.com/tag/tv-klan/),
po përgatitet për një tjetër projekt televiziv.**

Aktori pritet të jetë protagonisti i serialit të ri “Nilüfer”, një prodhim i Bombon
Studios, që do të xhirohet në Gaziantep të Turqisë. Sipas mediave turke, Burak Deniz
ka arritur marrëveshje për të interpretuar Aslan Ayvaz, një nga personazhet kryesore
të historisë.

Seriali do të rrëfejë historinë e Nilüfer Ölmez, një kryeprokurore që rikthehet 
në vendlindjen e saj me një identitet të ri, pasi dikur ishte larguar me emrin Çiçek.
Rikthimi i saj do ta përballë me dashurinë e rinisë, Aslanin, dhe sekretet e së 
kaluarës.

Ndërkohë, kastit i janë bashkuar edhe katër aktorë: Oğulcan Arman Uslu, Serkan Tınmaz,
Müge Özer dhe Özge Arslan. Aktorja që do të interpretojë protagonisten femër ende
nuk është përzgjedhur.

![Nilüfer](https://www.birsenaltuntas.com/wp-content/uploads/2026/11/nilufer-1.jpeg)

 Photo credit: Birsen Altuntaş

“Nilüfer” do të drejtohet nga regjisorja Zeynep Günay, me skenar të Nükhet Bıçakçı,
ndërsa televizioni dhe data e premierës nuk janë bërë ende të ditura.

**Deri atëherë, publiku shqiptar mund ta ndjekë Burak Deniz në rolin e Ertanit në
serialin “Mashtruesit”, nga e hëna në të shtunë, në orën 18:20, vetëm në [TV Klan](https://99lajme.com/tag/tv-klan/).**
