# Nesër Tirana pa autobusa, transporti publik ne grevë

- Link: https://99lajme.com/neser-tirana-pa-autobusa-transporti-publik-ne-greve/
- Published: 2026-11-25T17:13:36+01:00
- Author: K

Qytetarët që përdorin transportin publik duhet të kenë parasysh një ndryshim të 
rëndësishëm ditën e nesërme, të enjten, më 26 nëntor. Shërbimi i transportit urban
dhe interurban në të gjithë vendin do të nisë punën në orën 08:00, si pjesë e një
proteste të organizuar nga shoqatat e transportit.

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban
bëjnë me dije se ky vendim vjen si kundërshtim ndaj propozimit për rritjen e normës
standarde të TVSH-së nga 20% në 21%, në kuadër të Paketës Fiskale dhe Projektbuxhetit
për vitin 2027.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

Sipas përfaqësuesve të sektorit, kjo rritje do të ndikonte drejtpërdrejt në kostot
e transportit dhe mund të sillte shtrenjtimin e biletave, duke rënduar më tej buxhetin
e qytetarëve.

Shoqatat bëjnë të ditur se protesta synon të shmangë rritjen e çmimit të biletave
dhe kalimin e kostove shtesë te pasagjerët.

Në reagimin e tyre, ato kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve për këtë ndryshim të 
përkohshëm të orarit, ndërsa u bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin
në konsideratë shqetësimet dhe kërkesat e sektorit.
