# Në listë edhe “Kahramani”! Operacion antidrogë në Turqi, 35 urdhërarreste

- Link: https://99lajme.com/ne-liste-edhe-kahramani-operacion-antidroge-ne-turqi-35-urdherarreste/
- Published: 2026-11-25T00:40:35+01:00
- Author: R

* 
   ### **Telashe për yjet e serialeve turke, urdhërarreste për 35 persona.**
   
 * Ndalohet “Kahramani” i “**[Një pjesë e imja](https://99lajme.com/tag/serial-turk/)**”,
   mes 19 të ndaluarve edhe aktore të njohura turke!
 * Një operacion i ri policor ka tronditur botën e showbiz-it turk. Prokuroria e
   [Stambollit](https://99lajme.com/tag/stamboll/) ka urdhëruar ndalimin e 35 personave
   në kuadër të një hetimi për drogë dhe prostitucion, mes të cilëve ndodhen emra
   të njohur të kinematografisë turke.
 * Sipas televizionit shtetëror turk TRT Haber, deri më tani janë ndaluar 19 persona,
   përfshirë aktorët **Özcan Deniz, Deniz Çakır dhe Burcu Özberk**.
 * 
   ### **Aktorët e njohur edhe për publikun shqiptar**
   
 * Özcan Deniz është një nga aktorët më të njohur turq në Shqipëri. Ai ka fituar
   zemrat e teleshikuesve shqiptarë me rolin e [Kahramanit](https://99lajme.com/tag/serial-turk/)
   në serialin “Një pjesë e imja”, transmetuar në [TV Klan](https://99lajme.com/tag/tv-klan/),
   si dhe me rolin e Farukut në serialin tjetër “Nusja nga Stambolli” Tring.
 * Mes të ndaluarve është edhe Deniz Çakır, e njohur për rolin e sulltaneshës Shah
   në serialin “[Sulejmani i Madhërishëm](https://99lajme.com/tag/sulejmani-i-madherishem/)”.
 * Listës i është shtuar edhe Burcu Özberk, e njohur për rolin e Nazlës në “Vajzat
   e Diellit” dhe sulltaneshës Hurixhihan në “[Sulejmani i Madhërishëm](https://99lajme.com/tag/sulejmani-i-madherishem/)”.
 * **Çfarë dyshojnë autoritetet turke?**
 * Hetuesit kanë shqyrtuar deklaratat e dëshmitarëve, dëshmitë konfidenciale, telefonat
   celularë dhe materialet digjitale të sekuestruara gjatë hetimeve.
 * Operacioni i fundit është ndërmarrë pas dyshimeve për përdorim ose posedim të
   lëndëve narkotike.
 * Hetimi më i gjerë përfshin edhe veprat penale të prostitucionit, trafikimit dhe
   furnizimit me lëndë narkotike. Megjithatë, autoritetet nuk kanë specifikuar publikisht
   se cilat nga këto vepra i atribuohen secilit prej aktorëve të ndaluar.
 * 
   ## **Hetimet në 󠀁[Stamboll](https://99lajme.com/tag/stamboll/)󠁿 vijojnë**
   
 * Mes personave të ndaluar figurojnë edhe emra të tjerë të industrisë së argëtimit,
   përfshirë Murat Başoğlu, Murat Ceylan, Erdal Bozkuş dhe İbrahim Yılmaz.
 * Urdhër ndalimi është lëshuar edhe për regjisorin e njohur turk Cem Karcı.
 * Prokuroria e Stambollit ka njoftuar se hetimet vijojnë në të gjitha drejtimet.
   Deri më tani, ndalimi i aktorëve nuk përbën konfirmim të fajësisë së tyre.
