# Ndahet nga jeta skenaristja e njohur e serialeve turke

- Link: https://99lajme.com/ndahet-nga-jeta-skenaristja-e-njohur-e-serialeve-turke/
- Published: 2026-11-09T12:06:19+01:00
- Author: red

Bota e artit dhe e ekranit është në zi pas ndarjes nga jeta të skenaristes së mirënjohur
Güliz Kucur, në moshën 61-vjeçare. Kucur, e cila prej kohësh kurohej nga sëmundja
e kancerit, njihej gjithashtu për shpirtin e saj human dhe dashurinë e madhe për
kafshët.

Lajmin e hidhur për ndarjen e saj nga jeta e bëri të ditur Fondacioni “Film-San”.

Güliz Kucur është autorja e skenarëve të shumë serialeve turke tejet të suksesshme
që kanë lënë gjurmë të thella te spektatori, ndër të cilat renditen titujt e njohur
si “Yabancı Damat”, “Aliye”, “Süper Baba”, “Deli Yürek”, “Aynalı Tahir” dhe “İkinci
Bahar”. Gjatë karrierës së saj të pasur, ajo bashkëpunoi ngushtë me emra të mëdhenj
të kinematografisë, si regjisori i mirënjohur Osman Sınav dhe aktori Zafer Algöz.

Skenaristja e madhe u përcoll sot për në banesën e fundit. Ceremonia e varrimit 
u mbajt me pjesëmarrjen e familjarëve, miqve dhe kolegëve të shumtë të artit, ndërsa
trupi i saj u defnua në varrezat e Bahçeköy-t.
