# “Na lini të bëjmë se*.” Valdeti dhe Valdrina kërkojnë të fiken kamerat në BBVK 5!

- Link: https://99lajme.com/na-lini-te-bejme-se-valdeti-dhe-valdrina-kerkojne-te-fiken-kamerat-ne-bbvk-5/
- Published: 2026-11-26T11:26:20+01:00
- Author: R

Një kërkesë pikante ka ardhur nga shtëpia e “[Big Brother VIP Kosova 5](https://99lajme.com/tag/big-brother-vip-kosova/)”,
ku çifti Valdet dhe Valdrina duket se po e përjeton me pasion bashkëjetesën në reality
show.

Që prej hyrjes së Valdrinës në shtëpi, bashkëshortët nuk i kanë kursyer përqafimet,
puthjet dhe momentet intime, duke treguar se prania e kamerave nuk e ka zbehur aspak
dëshirën për njëri-tjetrin.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

Por këtë herë, dyshja ka vendosur të shkojë një hap më tej. Nga dhoma e rrëfimit,
ata i janë drejtuar Vëllait të Madh me një kërkesë të guximshme.

> “[Vëllai i Madh](https://99lajme.com/tag/big-brother/), **na lini të bëjmë seks**,
> hiqini kamerat”, janë shprehur ata, duke kërkuar disa çaste intimiteti larg syve
> të publikut.

Çifti duket se dëshiron të shijojë momente pasionante pa praninë e kamerave që monitorojnë
çdo lëvizje të banorëve, 24 orë në ditë.

Mbetet për t’u parë nëse [Vëllai i Madh](https://99lajme.com/tag/big-brother/) do
t’ua plotësojë dëshirën apo çifti do të duhet të presë deri në përfundim të aventurës
televizive.
