# Miss Universe 2026/ Modelja nga Mali i Zi bën shqiponjën, nis debati

- Link: https://99lajme.com/miss-universe-2026-modelja-nga-mali-i-zi-ben-shqiponjen-nis-debati/
- Published: 2026-11-23T18:26:11+01:00
- Author: red

Një gjest i papritur gjatë konkursit ndërkombëtar të bukurisë “[Miss Universe 2026](https://99lajme.com/tag/missi/)”
ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe ka tërhequr vëmendjen e mediave
në Ballkan.

Në qendër të vëmendjes është 22-vjeçarja Maria Aleksandra Ivezaj, e cila përfaqëson
Malin e Zi në këtë kompeticion prestigjioz të bukurisë.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

Gjatë prezantimit të kostumeve kombëtare, të zhvilluar në Porto Riko, modelja bëri
me duar simbolin e shqiponjës dykrenare, një nga simbolet më të njohura të identitetit
kombëtar shqiptar.

Momenti u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, duke nxitur komente dhe diskutime
të shumta. Vëmendja u shtua edhe më shumë pasi Ivezaj publikoi në profilin e saj
në Instagram një fotografi ku shfaqej duke bërë të njëjtin simbol.

Gjesti i saj u prit me reagime të ndryshme. Ndërsa shumë shqiptarë e përshëndetën
veprimin si një shprehje krenarie për origjinën dhe identitetin shqiptar, komentues
të tjerë në rajon e kritikuan atë.

Pas debatit, Ivezaj ka shpjeguar në rrjetet sociale se veprimi i saj lidhet me identitetin
dhe përfaqësimin e komuniteteve pakicë në Malin e Zi, duke shprehur krenarinë për
të dyja përkatësitë.

Pavarësisht reagimeve të ndryshme, momenti i shqiponjës dykrenare është kthyer në
një nga episodet më të komentuara të pjesëmarrjes së saj në “Miss Universe 2026”.
