# Mërkuri në prapavijë vazhdon/ Meri Shehu: Kush fiton dhe kush humbet këtë javë

- Link: https://99lajme.com/merkuri-ne-prapavije-vazhdon-meri-shehu-kush-fiton-dhe-kush-humbet-kete-jave/
- Published: 2026-07-07T12:19:38+02:00
- Author: K

Në emisionin “Rudina”, këtë të hënë, më 6 korrik, ishte e ftuar astrologia e mirënjohur
Meri Shehu e cila bëri parashikimin e javës për të gjitha shenjat, si dhe i vlerësoi
me yje.

_“Është një javë shumë e rëndësishme, vazhdon Mërkuri në prapavijë. Këtë javë do
të kemi Afërditën në Virgjëreshë, që do të thotë se do të na bëjë më të angazhuar
që t’i masim mirë ndjenjat mbi atë çfarë do të japim dhe çfarë do të marrim.”_
**
Dashi, 3 yje:** _Ata të shenjës së Dashit do të vazhdojnë të komplikohen me çështjet
familjare edhe këtë javë, por do të kemi një lajm të mirë në lidhje me punën, dhe
puna do të jetë një nga angazhimet e mira. Dashuria do t’u ecë mirë dhe në punë 
do ta ndjeni veten mirë ose do të keni një shpërblim të mirë ekonomik._

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

**Demi, 4 yje:**_ Pavarësisht se vazhdojnë konfliktet dhe debatet me njerëzit e 
afërt, Demi do të shikojë që hapet një dritare e re në jetën e tyre erotike. Afërdita
në Virgjëreshë u jep një mundësi ta shtrojnë rrugën mirë në fushën e ndjenjave dhe
të ndihen të finalizuar me sukses. Marrëdhëniet familjare janë ato që i kufizojnë
shumë, por besoj se do të qetësohen._

**Binjakët, 3 yje: **_Binjakët, duke marrë parasysh që janë të komplikuar në çështjet
ekonomike edhe këtë javë, do të merren shumë me çështjet familjare, rregullim, arredim,
mund të vendosin edhe për bashkëjetesa apo investime në shtëpi. Kjo do të jetë një
gjë mjaft pozitive për ta sepse mund të shtrojë rrugën për një trashëgimi._

**Gaforrja, 4 yje:**_ Po shkojnë shumë mirë ekonomikisht dhe është rasti i tyre 
për të fituar dhe për të ndryshuar dhe për të qenë në krye të listës. Do të kenë
njohje të mira, spektakolare dhe me seriozitet, pavarësisht se Mërkuri është i kundërt
dhe jeta personale vazhdon të jetë edhe këtë javë e komplikuar._

**Luani, 4 yje:**_ Jupiteri në shenjën e tyre ka filluar t’u japë shkëlqimin e vet
dhe ëndrrat e bukura të tyre. Çështjet ekonomike fillojnë të marrin një ritëm pozitiv
dhe t’u japin një drejtim të mirë të gjithë marrëdhënieve ekonomike dhe të stabilizojnë
shpenzimet e tyre. Prapaskenat ngelen të errëta në lidhje me punën, në çështje shëndetësore
apo në punë dhe marrëdhënie të fshehta, të cilat duhen pasur kujdes._

**Virgjëresha, 5 yje:**_ Afërdita në shenjën e tyre u jep sharmin, joshjen, raste,
afrimitete, buzëqeshje, jetë të mirë ekonomike, pavarësisht se janë futur në një
fazë përgatitore me Jupiterin në Luan dhe shumë ëndrra ngelen predispozitë e mendjes
së tyre. Janë aty për të shpalosur vitin tjetër një madhështi të jetës dhe të punës
së tyre._

**Peshorja, 2 yje: **_Mërkuri ngelet i kundërt përballë shtëpisë së tyre të 10 në
lidhje me karrierën, dhe në fakt do të kenë problematika, ndryshime jo të mira, 
të papritura ose pengesa që dalin nga veprime që kanë bërë në të kaluarën. Mund 
të kenë edhe anulime kontratash dhe punës të ndryshme, kështu që do ta shikojnë 
me kujdes edhe këtë javë. Anën ekonomike duan të tentojnë ta organizojnë._

**Akrepi, 3 yje: **_Akrepët kanë një javë interesante sepse kanë filluar vrullshëm
me karrierën, por kanë një jetë sociale shumë të mirë, plane shoqërie, njohje, dalje
me njerëz të rëndësishëm. Do të shkëlqejë një yll i rëndësishëm shoqëror në lidhje
me ta. Mërkuri i kundërt për ta tregon disa probleme ligjore aktuale ose në udhëtime.
Mos shkoni në vende të reja!_

**Shigjetari, 4 yje: **_Afërdita në Virgjëreshë tregon për ta përmirësime në lidhje
me punën, me kolegë, me eprorë, një rritje page ose një bonus i mirë. Do të fillojë
një periudhë që do të njihet puna e Shigjetarëve. Do të vlerësohet puna e Shigjetarit.
Do të keni edhe flirte këtë periudhë._

**Bricjapi, 5 yje:** _Janë kualifikuar në menaxhimin e vështirësive, por Afërdita
në Virgjëreshë do të tregojë që do të kualifikohen më mirë në një botë më të ashpër,
sidomos me kontrata me jashtë, kompani dhe shoqëri të huaja që kërkojnë më shumë.
Do të kenë njohje me një partner jashtë vendit dhe kjo favorizohet._

**Ujori, 3 yje: **_Duket sikur kanë dalë pak nga punët e përditshme, sikur nuk i
duan kaq shumë sepse kanë Jupiterin përballë shenjës së tyre dhe duan pjesën më 
të madhe të tortës dhe marrëdhëniet më të rëndësishme, por kanë periudhë ekonomike
dhe pune. Kujdes me ndryshimin e një pune sepse nuk është mirë këto ditë._

**Peshqit, 1 yll: **_U rikthehet diçka nga e kaluara që i prish punë në dashuri.
Peshqit, duke qenë romantikë dhe të ndjeshëm, dashurinë nuk do të donin që t’ua 
prishnin disi punët. Një person nga e kaluara nuk i lejon të zhvillohet ashtu siç
duhet. Por puna do të ecë mirë dhe aty do të jenë të favorizuar._
