# “Me kunatën shkoj shumë mirë”/ Gigliola Haveriku zbulon kush e ndihmon me vajzën

- Link: https://99lajme.com/me-kunaten-shkoj-shume-mire-gigliola-haveriku-zbulon-kush-e-ndihmon-me-vajzen/
- Published: 2026-10-23T00:15:13+02:00
- Author: K

Për këngëtaren Gigliola Haveriku, çelësi për të balancuar mëmësinë me karrierën 
duket se është një ekip i mirë mbështetës!

E ftuar në studion e emisionit “Takohemi n’Vizion”, ajo tregoi se si ia del të kujdeset
për të voglën e saj, Isabelin, pa hequr dorë nga ritmi i punës.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

Gigliola Haveriku zbuloi se ndihmën më të madhe e merr nga prindërit e saj, por 
edhe nga familja e bashkëshortit, duke veçuar marrëdhënien e veçantë që ka me kunatën.

Ndërsa për bashkëshortin, këngëtarja sqaroi se edhe ai është shumë i pranishëm në
jetën e vajzës, por oraret e tyre të punës i bëjnë të domosdoshme ndihmesën nga 
familjarët.

Pjesë nga intervista:

Fjodora Fjora: A është e vështirë këto kohë që tashmë me Isabelin të jesh dhe të
vazhdosh me të njëjtin intensitet pjesën e punës?

Gigliola Haveriku: Kam një ekip të mirë ndihmës, kështu që…

Fjodora Fjora: Kush të ndihmon, vjehrra?

Gigliola Haveriku: Jo, mami dhe babi. Goca ime shkon shpesh në fundjava, e çoj në
Durrës te ata dhe ajo kënaqet, del aty në breg të detit dhe është shumë e familjarizuar
me ta.

Fjodora Fjora: Domethënë e ke nga ana jote ndihmën? Po nga ana e burrit?

Gigliola Haveriku: Po, nga ana ime, por edhe nga ana e burrit, edhe pse ata kanë
moshë tjetër, moshë më të madhe. Ata më ndihmojnë shumë pasditeve, sepse goca ime
ka hallën më të mirë në botë. E përshëndes hallën se nuk e kam përshëndetur asnjëherë.
Shkoj shumë mirë me kunatën. Kunata ime ka moshën e mamit tim që të jemi të qartë,
mbase ndikon edhe kjo. Shkoj shumë mirë.

Fjodora Fjora: Të gjitha këto, vetëm bashkëshortin s’ma përmende. Po ai çfarë bën
me gocën?

Gigliola Haveriku: Jo, jo, edhe ai është shumë i pranishëm, por punojmë zakonisht
në turne shumë të përafërta me njëri-tjetrin. Ai punon turnin e darkës se është 
shef kuzhine. Ndaj edhe atij i duhet të shkëputet shumë nga shtëpia, kështu që na
duhej ky ekipi tjetër.
