# “Më jepte vetëm 20 Euro në javë”, Nichi rrëfen për ish-menaxherin

- Link: https://99lajme.com/me-jepte-vetem-20-euro-ne-jave-nichi-rrefen-per-ish-menaxherin/
- Published: 2026-11-09T10:24:04+01:00
- Author: R

Reperi [Nichi](https://99lajme.com/tag/big-brother-vip-kosova/) ka ndarë me këngëtaren
Vjollca Haxhiu disa nga vështirësitë që pretendon se ka përjetuar gjatë kohës kur
ishte nën menaxhimin e Shkumbin Nebihut, i njohur si Bini Diez.

Gjatë bisedës në shtëpinë e [Big Brother VIP Kosova 5](https://99lajme.com/tag/big-brother-vip-kosova/),
ai foli për mënyrën se si paguhej dhe për gjendjen e vështirë financiare në të cilën,
sipas tij, ndodhej gjatë asaj periudhe.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

**Nichi ** tregoi se në fillim merrte vetëm 20 euro në javë, ndërsa më vonë pagesat
ndryshuan, por sërish nuk ishin të mjaftueshme për nevojat e tij.

_“Më e rënda është që sikur duke u krenuar që nuk po i kam rendet, me 20 euro në
javë. Nuk i kisha punët kurrqysh, ia nisi një kohë 50 euro andej-këndej, çdo dy 
javë, një javë, pasi nënshkrova kontratë. Vetëm më nuk e ka kuptuar situatën time,
ka pasur momente që ia kam dërguar frigoriferin në fotografi, shikoje”, u shpreh
reperi._

Ai shtoi se kishte kërkuar të punonte edhe në vende të tjera për të siguruar të 
ardhura, por sipas rrëfimit të tij, ish-menaxheri nuk e kishte lejuar.
