# Martohet “Hannah Montana”! Miley Cyrus i thotë “Po” dashurisë së saj në një ceremoni përrallore

- Link: https://99lajme.com/martohet-hannah-montana-miley-cyrus-i-thote-po-dashurise-se-saj-ne-nje-ceremoni-perrallore/
- Published: 2026-11-23T09:57:18+01:00
- Author: red

Vajza që dikur jetonte “më të mirën e dy botëve” si [Hannah Montana](https://99lajme.com/tag/hannah-montana/),
sapo ka nisur kapitullin më të bukur të jetës së saj reale. Këngëtarja e famshme
amerikane, [Miley Cyrus](https://99lajme.com/tag/miley-cyrus/), i ka dhënë fund 
beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë me bateristin 28-vjeçar, Maxx Morando.

Larg skenave gjigante dhe kamerave të paparacëve, Miley zgjodhi një dasmë super 
intime të shtunën (21 nëntor) në Palm Springs të Kalifornisë. Lajmin e madh e konfirmoi
vetë ajo të dielën në [Instagram](https://99lajme.com/tag/instagram/), duke publikuar
fotot e para si nuse – një dhuratë e dyfishtë kjo, pasi pikërisht sot, ylli i hitit“
Flowers” feston 34-vjetorin e lindjes.

**Lot gëzimi dhe betime pranë pishinës** Harroni dasmat e zhurmshme të Hollivudit!
Çifti zgjodhi një rezidencë private dhe ftoi vetëm familjarët dhe miqtë e zemrës.
Nën një hark me lule të bardha dhe pranë një pishine, Miley shkëlqeu me një fustan
të bardhë, me mëngë të gjata, shpinë të zbuluar dhe një bisht të gjatë që rridhte
pas saj, ndërsa dhëndri kishte zgjedhur elegancën klasike të një kostumi të zi.

Edhe pse jemi mësuar ta shohim si një “vajzë rebele” në skenë, në altar Miley nuk
i mbajti dot emocionet. Pamjet e publikuara nga mediat amerikane e tregojnë duke
fshirë lotët teksa lexonte betimet nga një kartolinë e bardhë. _“Para se të të njihja
isha e humbur, dhe duke të gjetur ty, gjeta veten”_, mësohet t’i ketë thënë ajo 
bashkëshortit. Dhe kush tjetër mund ta drejtonte këtë ceremoni veçse një legjendë
e muzikës rock? Kurorëzimin e bëri Wayne Coyne, kryevokalisti i grupit _The Flaming
Lips_.

> View this post on Instagram

**Familja e bashkuar (dhe një mysafire speciale)** Dasma arriti të bënte bashkë 
të gjithë fisin Cyrus, përfshirë edhe disa fytyra shumë të njohura. Në ceremoni 
ishin e ëma, Tish Cyrus, me bashkëshortin e saj, aktorin Dominic Purcell (i njohur
nga _Prison Break_), motra Noah, si dhe babai Billy Ray Cyrus, i cili kishte ardhur
krah për krah me partneren e tij të famshme, aktoren britanike Elizabeth Hurley.
Festimet kishin nisur që të premten me një darkë prove, ku çdo detaj mbante inicialet“
M+M”.

**Nga një takim i rastësishëm, te propozimi në Japoni** Historia e tyre ngjan vërtet
me një skenar filmi. Ata u njohën në vitin 2021 përmes një “takimi të verbër” të
organizuar nga miqtë. Pasi e mbajtën lidhjen larg syrit të publikut për një kohë
të gjatë, fejesa u zbulua në dhjetor 2025, kur Miley u shfaq me një unazë gjigante
në premierën e _“Avatar: Fire and Ash”_. Maxx kishte zgjedhur një vend magjik për
t’i propozuar: një kopsht të fshehur në Kioto të Japonisë.

Kjo është hera e dytë që Miley vesh fustanin e bardhë. Më herët, ajo pati një martesë
të shkurtër dhe shumë të përfolur me aktorin Liam Hemsworth (dhjetor 2018 – gusht
2019), por mesa duket, kësaj radhe “Hannah Montana” e ka gjetur vërtet princin e
saj.
