# Maite Perroni rikthehet në telenovela pas një dekade, ja cili aktor i njohur do të jetë partneri i saj!

- Link: https://99lajme.com/maite-perroni-rikthehet-ne-telenovela-pas-nje-dekade-ja-cili-aktor-i-njohur-do-te-jete-partneri-i-saj/
- Published: 2026-11-25T15:18:36+01:00
- Author: K

Pas një dekade të përqendruar kryesisht te serialet për platformat digjitale dhe
projektet muzikore me grupin RBD, Maite Perroni është gati të rikthehet në ekranin
e vogël. Aktorja dhe këngëtarja meksikane do të jetë protagonistja e telenovelës
së re **“Para volver a verte”**, një produksion i Rosy Ocampo për TelevisaUnivision,
ku do të ndajë rolin kryesor me aktorin Jaime Camil.

Lajmi u bë i ditur gjatë prezantimit të projektit, ku u zbulua se Perroni do të 
interpretojë Violeta Ribero, një grua dhe nënë e tre fëmijëve, e cila beson se ka
mbetur e ve pas humbjes së bashkëshortit. Përballë një realiteti krejtësisht të 
ndryshëm nga ai që kishte ndërtuar, ajo do të detyrohet të gjejë forcën për të përballuar
vështirësitë dhe për të nisur gjithçka nga e para.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

Vetë aktorja e ka pritur me emocion këtë rikthim, duke ndarë edhe një video nga 
prezantimi i telenovelës në rrjetet sociale. “Thonë se njeriu kthehet gjithmonë 
aty ku ka qenë i lumtur. Pas 10 vitesh rikthehem në vendin ku gjithçka nisi”, shkroi
ajo, duke falënderuar gjithashtu producenten Rosy Ocampo për mundësinë.

Perroni e ka cilësuar Violeta-n si një personazh ndryshe nga ata që ka interpretuar
më parë, duke theksuar se këtë herë bëhet fjalë për një grua më të pjekur, me përgjegjësi
të mëdha familjare dhe me një rrugëtim të vështirë përpara.

Në krah të saj do të jetë Jaime Camil, me të cilin aktorja ka njohje prej rreth 
17-18 vitesh, por deri më tani nuk kishin pasur mundësinë të punonin së bashku në
një projekt si çift protagonistësh. Sipas Ocampo-s, ideja për t’i bashkuar të dy
aktorët kishte lindur rreth tetë vite më parë, por vetëm tani u krijuan kushtet 
që projekti të realizohej.

Përveç interpretimit, Maite do të ketë edhe një tjetër rol në këtë produksion: ajo
do të këndojë temën kryesore të telenovelës. Një surprizë e këndshme për aktoren,
e cila është shprehur entuziaste për këtë përfshirje muzikore.

“Para volver a verte” pritet të nisë xhirimet më 7 dhjetor 2026 dhe do të përbëhet
nga 85 episode. Premiera është planifikuar për muajin maj 2027 në televizionin meksikan
Las Estrellas dhe në Univision për publikun në Shtetet e Bashkuara.

Ky rikthim shënon një kapitull të ri në karrierën e Maite Perronit, e cila pas roleve
të njohura në produksione si “Rebelde”, “Cuidado con el Ángel” dhe “Antes muerta
que Lichita”, do të vijë këtë herë me një histori që vendos në qendër familjen, 
dashurinë, sfidat personale dhe forcën për të nisur përsëri.
