# Luizi “shtang” Sara Hoxhën, i shkon papritur në zyrë!

- Link: https://99lajme.com/luizi-shtang-sara-hoxhen-i-shkon-papritur-ne-zyre/
- Published: 2026-11-06T15:42:00+01:00
- Author: red

Një gjest i veçantë nga Luiz Ejlli ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale. Këngëtari
ka surprizuar Sara Hoxhën me një buqetë gjigante me lule rozë, duke e shoqëruar 
dhuratën me një mesazh që nuk kaloi pa u vënë re.

Në videon e publikuar, Luizi shfaqet duke i dorëzuar Sarës lulet, ndërsa me humor
dhe fjalë të zgjedhura i tregon se bëhet fjalë për një lule mjaft të rrallë. “Është
lulja më e rrallë në Shqipëri, në Ballkan. E meriton një vajzë si ti. Kjo buqetë
është një buqetë paqeje”, dëgjohet t’i thotë ai.

Sara e pranon dhuratën, ndërsa madhësia dhe ngjyra rozë e buqetës bien menjëherë
në sy. Përtej surprizës me lule, ishte pikërisht shprehja “buqetë paqeje” ajo që
i dha këtij momenti një tjetër kuptim dhe nxiti reagime e komente nga ndjekësit 
në rrjetet sociale.
