# Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

- Link: https://99lajme.com/lamine-yamal-fiton-cmimin-lojtari-me-i-mire-i-ri-per-vitin-2026/
- Published: 2026-10-27T00:31:09+01:00
- Author: K

Sulmuesi i Barcelonës, Lamine Yamal, ka fituar për herë të tretë radhazi çmimin 
e Talentit të Ri të Vitit, duke u bërë futbollisti i parë që arrin këtë sukses në
historinë e këtij vlerësimi.

Pas triumfeve në vitet 2024 dhe 2025, 19-vjeçari është shpallur sërish futbollisti
më i mirë në botë nën moshën 21 vjeç, duke konfirmuar statusin e tij si një prej
talenteve më të spikatura të futbollit.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

Yamal e mori çmimin gjatë ceremonisë gala në Londër, nga legjenda e futbollit ukrainas
Andriy Shevchenko.

“Është një nder të marr këtë çmim. Do të doja që Cubarsí ta kishte fituar, ai e 
meriton. Ai ka qenë i shkëlqyer prej kohësh. Jam shumë i lumtur dhe dua të falënderoj
klubin tim, ekipin kombëtar dhe të gjithë”, u shpreh ylli i Barcelonës.

Me këtë sukses të tretë radhazi, Yamal vazhdon të pasurojë një karrierë të jashtëzakonshme,
pavarësisht moshës së re, duke u konsoliduar si një nga emrat kryesorë të brezit
të ri në futbollin botëror.
