# Kundër? Pse Mimoza Ahmeti refuzon t’u bashkohet studentëve në protestë

- Link: https://99lajme.com/kunder-pse-mimoza-ahmeti-refuzon-tu-bashkohet-studenteve-ne-proteste/
- Published: 2026-11-10T00:37:23+01:00
- Author: red

Poetja e njohur [Mimoza Ahmeti](https://99lajme.com/tag/mimoza-ahmeti/), në një 
koment të bërë së fundmi lidhur me protestat studentore në Tiranë, është shprehur
se protestuesit nuk kanë qartësi të plotë për objektivat e tyre, duke theksuar se
ata udhëhiqen më shumë nga pakënaqësitë e përgjithshme sesa nga një platformë e 
strukturuar.

Gjatë një interviste për _Andale_, Ahmeti iu përgjigj gjithashtu pyetjeve të shpeshta
se përse nuk i është bashkuar protestës së studentëve. Duke iu referuar njohurive
të saj teorike në fushën e sociologjisë, ajo u shpreh:

> _“Në rrugë [Mimoza Ahmeti](https://99lajme.com/tag/mimoza-ahmeti/) që është një
> profesore që e njeh sociologjinë si origjinë teorikisht, se praktika gjë tjetër.
> E njeh në majë të gishtave dhe të të shoqërojnë studentë të cilët thonë nuk jemi
> shumë të qartë, por jemi të pakënaqur. Dhe aq më tepër kur e di se studentët që
> nuk punojnë janë në anekset e shoqërisë, pra janë në pritje. Nuk janë ata njerëz
> që e riprodhojnë shoqërinë që u del fjala nga organizmi se kam peshën.”_

Komentet e poetja kanë sjellë në vëmendje diskutimin mbi rolin e studentëve dhe 
peshën e lëvizjeve të tyre në dinamikat shoqërore dhe ekonomike të vendit.
