# “Ku ishe këto ditë, hajde pimë kafe”, Blerina Matraku në lot për babanë e saj: Nuk e kam turpëruar familjen, peshë e madhe për mua

- Link: https://99lajme.com/ku-ishe-keto-dite-hajde-pime-kafe-blerina-matraku-ne-lot-per-babane-e-saj-nuk-e-kam-turperuar-familjen-peshe-e-madhe-per-mua/
- Published: 2026-10-12T15:33:34+02:00
- Author: K

Këngëtarja Blerina Matraku e mbylli intervistën e saj në “Goca dhe Gra” me lot, 
kjo pas videove intime me kompozitorin Adi Hila.
Ajo u pyet për babanë e saj, e 
më pas e prekur tha se është e rënduar emocionalisht.

Këngëtarja shtoi se i janë dashur shumë ditë të marrë veten, pasi mori vesh lajmin
për përhapjen e videove intime._“Po ç’mund të të them unë për një baba që, ku ishe
këto ditë, hajde çohemi pimë kafe. Ç’mund të them unë për një baba që nuk do t’i
vinte urrenjtësi vajzës së vet, për një nënë që thotë do të kalojë edhe kjo._

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

_Në momentin që kam marrë vesh lajmin, më janë dashur katër ditë dhe katër net të
mbledh forcat. Është shumë rëndë, është peshë shumë e madhe për një njeri që nuk
është ky njeriu. Një vajzë e cila i bën gjërat me drejtësi._

_Blerina është përdorur, nëse nuk po derdh lot sot, dua thjesht të tregohem e fortë.
Ka katër ditë e katër net, e pesta, që nuk po pushojnë lotët e mi, është situatë
shumë e rëndë. Mjaft! Ju lutem, mos u bëni pjesë e këtij makthi._

_Të gabosh është njerëzore, të falësh është hyjnore. Tregohuni ju hyjnorë në këtë
mes, falni. Më kanë gjuajtur me gurë, në thinjza, më kanë kryqëzuar më shumë se 
ç’kam merituar. Kam pasur turp të dal. Për një vajzë që e do shumë moralin, të ndihet
e turpëruar._

_Viktima ndonjëherë nuk flet dot. Në momentin që flasim, jemi ende të shokuar. Nuk
dua të akuzoj asnjë njeri, dua që drejtësia të vihet në vend. Ai që i ka krijuar
këto dhe i ka shpërndarë, do ta marrë dënimin e vet._

_Unë babin do ta marr kudo që të shkoj, nuk e kam turpëruar, nuk do ta turpëroj 
familjen time, më kanë përdorur. Nuk po them emra, nuk mund të jetë ai, mund të 
jetë dhe ai, nuk di të them. Por unë jam përdorur dhe sot gjej kurajën të them që
jam një njeri i dhunuar emocionalisht, jam e lodhur. Nuk mundem më”,_ deklaroi ajo.
