# Kryeministri holandez dhe partneri i tij do të bëhen prindër për herë të parë!

- Link: https://99lajme.com/kryeministri-holandez-dhe-partneri-i-tij-do-te-behen-prinder-per-here-te-pare/
- Published: 2026-10-20T13:19:25+02:00
- Author: K

Kryeministri i Holandës, Rob Jetten, ka njoftuar se ai dhe partneri i tij do të 
bëhen prindër për herë të parë në pranverën e ardhshme, nëpërmjet një nëne surrogate
dhe një dhurueseje të vezës. “Një person shumë i veçantë është rrugës. Shihemi në
vitin 2027, vogëlush”, shkroi Jetten në llogarinë e tij personale në Instagram, 
duke shoqëruar postimin me emoji që simbolizojnë një foshnjë dhe një shishe qumështi.
Kryeministri holandez shprehu gjithashtu mirënjohjen për dhuruesen e vezës, nënën
surrogate dhe familjet e tyre, duke theksuar se pa ndihmën e tyre, ky moment nuk
do të ishte i mundur.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

“Fjalët nuk mjaftojnë për t’ju falënderuar”, shkroi ai në mesazhin e tij. Sipas 
njoftimit, çifti pret të mirëpresë fëmijën e tyre të parë në pranverën e vitit 2027.
Rob Jetten është i fejuar me lojtarin argjentinas të hokejit, Nicolás Keenan (në
të majtë të fotos). Çifti kishte planifikuar të martohej këtë verë, por vendosi 
ta shtyjë dasmën pak kohë pasi Jetten mori detyrën e kryeministrit në fillim të 
këtij viti. Politikani 39-vjeçar u bë kryeministri më i ri në moshë në historinë
e Holandës, pas fitores së papritur të partisë së tij, D66, në zgjedhjet e zhvilluara
një vit më parë.
Nëna surrogate dhe dhuruesja e vezës janë dy mike holandeze të 
çiftit, të cilat kanë tashmë fëmijët e tyre dhe nuk kanë pasur asnjë motiv financiar
për të ndihmuar, bëri të ditur partia D66 në një njoftim të publikuar në faqen e
saj zyrtare. Partia e kryeministrit holandez, Rob Jetten, sqaroi se shtatzënia, 
e realizuar përmes procedurave të avancuara mjekësore, është plotësisht në përputhje
me rregullat dhe legjislacionin holandez. Procesi u bë i mundur falë shërbimeve 
të fekondimit in vitro (IVF) që ofrohen në vend. Sipas D66, Jetten do të marrë disa
ditë pushim pas lindjes së foshnjës, në mënyrë që të qëndrojë pranë familjes së 
tij. Megjithatë, ai nuk planifikon të marrë një leje prindërore më të gjatë.
