# Krisje mes yjeve të “Rebelde”, Giovanni nuk flet më me Mia-n!

- Link: https://99lajme.com/krisje-mes-yjeve-te-rebelde-giovanni-nuk-flet-me-me-mia-n/
- Published: 2026-11-26T14:00:01+01:00
- Author: R

Miqësia mes dy prej personazheve më të dashur të telenovelës meksikane “[Rebelde](https://99lajme.com/tag/rebelde/)”
duket se ka marrë fund.

[Christian Chávez](https://99lajme.com/tag/aktori/), i njohur për rolin e Giovanni-
t, ka konfirmuar se nuk komunikon më me Anahí, aktoren që për vite me radhë fitoi
zemrat e publikut si Mia Colucci.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

Aktori tregoi se vazhdon të mbajë kontakte me ish-kolegët e tij, Lupitën ([Maite Perroni](https://99lajme.com/tag/maite-perroni/)),
Robertën (Dulce María), Diegon (Christopher Uckermann) dhe Miguelin (Alfonso Herrera),
por jo me Mia-n.

Raportet mes dy artistëve u tensionuan në vitin 2024, pas turneut të ribashkimit
të RBD, i cili u shoqërua me mosmarrëveshje financiare.

I pyetur për një pajtim të mundshëm, Giovanni preferoi të mos jepte detaje, duke
e cilësuar çështjen si personale.

Shkaku i saktë i prishjes së miqësisë së tyre mbetet ende i panjohur.
