# Koncerti i Kanye West/ Policia e Tiranës harton plan masash, rrugët që do bllokohen

- Link: https://99lajme.com/koncerti-i-kanye-west-policia-e-tiranes-harton-plan-masash-rruget-qe-do-bllokohen/
- Published: 2026-07-10T18:59:43+02:00
- Author: K

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Në kuadër të aktivitetit muzikor “YE” që do të zhvillohet më datë 11.07.2026, në
Kashar, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njofton qytetarët se do të ketë kufizime
të përkohshme të qarkullimit të mjeteve, si më poshtë:

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

-Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në aksin dytësor të
autostradës “Durrës–Tiranë”, nga “Eiffeli” deri te “Casa Italia”. Sqarojmë se ky
segment do të funksionojë vetëm me sens daljeje, për subjektet;

-Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në korsinë e daljes
së autostradës “Durrës–Tiranë”, në rrethrrotullimin e “Casa Italia-s”;

-Nga ora 12:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në segmentin “”Casa
Italia” – rruga “Pavarësia” – rruga “Sokrat Miho””;

-Nga ora 12:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në segmentin “Rruga“
Sokrat Miho” – rruga “Kasem Shima” – rruga “7 Nëntori””, i cili do të funksionojë
vetëm me sens daljeje.

Gjithashtu, nga ura e Institutit deri tek “Casa Italia” mund të ketë bllokime të
pjesshme të qarkullimit të automjeteve, në varësi të fluksit të pjesëmarrësve, me
qëllim menaxhimin e trafikut dhe garantimin e zhvillimit normal të aktivitetit.

Gjatë intervaleve të mësipërme, akses në zonat e kufizuara do të kenë vetëm mjetet
e Emergjencës dhe mjetet e Policisë së Shtetit.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe fton drejtuesit e mjeteve
të planifikojnë lëvizjen e tyre, duke përdorur akse alternative dhe duke zbatuar
udhëzimet e shërbimeve të Policisë.
