# Kim Kardashian kopjon Nora Istrefin? Modeli i flokëve të këngëtares shqiptare rikthehet pas 18 vitesh!

- Link: https://99lajme.com/kim-kardashian-kopjon-nora-istrefin-modeli-i-flokeve-te-kengetares-shqiptare-rikthehet-pas-18-vitesh/
- Published: 2026-10-19T17:18:07+02:00
- Author: K

Një model flokësh që Nora Istrefi e kishte realizuar plot 18 vite më parë po rikthehet
në vëmendje, këtë herë përmes paraqitjes së yllit amerikan Kim Kardashian.

Ka qenë stilisti i njohur shqiptar, Kaci, ai që ka vënë në pah ngjashmërinë mes 
dy paraqitjeve, duke publikuar në Instagram një krahasim mes këngëtares shqiptare
dhe Kim Kardashian, e cila u shfaq së fundmi në tapetin e kuq të “Academy Museum
Gala 2026”.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

Përmes këtij postimi, Kaci ka rikujtuar se modelin e flokëve ia kishte realizuar
Norës shumë vite më parë, duke shkruar:

“Mirëmëngjesi Kosovë, sot u çova e pashë Kimin. Hello @kimkardashian, e para 18 
viteve e kom ba me @noraistrefi”.

Ngjashmëria mes dy paraqitjeve ka tërhequr vëmendjen, duke rikthyer në qendër të
diskutimit stilin e Norës dhe duke ngritur pyetjen nëse Kim Kardashian është frymëzuar
nga këngëtarja shqiptare.

Edhe pse nuk ka konfirmim se ylli amerikan ka kopjuar Norën, krahasimi i publikuar
nga Kaci dëshmon se ky model flokësh ishte realizuar nga artistët shqiptarë shumë
vite përpara se të rikthehej në vëmendje përmes një emri të njohur ndërkombëtar.
