# Kiara Tito dhe Luiz Ejlli prindër për herë të dytë! Zbulohet lajmi i shtatzënisë

- Link: https://99lajme.com/kiara-tito-dhe-luiz-ejlli-prinder-per-here-te-dyte-zbulohet-lajmi-i-shtatzenise/
- Published: 2026-11-25T11:42:09+01:00
- Author: R

**Një tjetër bebush në familjen Ejlli? Çifti i njohur i showbizit shqiptar thuhet
se është në pritje të fëmijës së dytë.**

[Kiara Tito](https://99lajme.com/tag/kiara-tito/) dhe [Luiz Ejlli](https://99lajme.com/tag/luiz-ejlli/)
janë rikthyer në qendër të vëmendjes mediatike, këtë herë për një lajm që pritet
të gëzojë mijëra fansa të çiftit.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

Sipas burimeve të siguruara nga “[Prive by LS](https://99lajme.com/tag/showbiz/)”,
moderatorja është shtatzënë për herë të dytë, ndërsa vogëlushja Luna Mari pritet
të bëhet me një motër ose vëlla.

## 󠀁[Kiara dhe Luizi](https://99lajme.com/tag/luiz-ejlli/)󠁿 drejt zgjerimit të familjes

Historia e dashurisë së çiftit nisi brenda shtëpisë së “[Big Brother VIP Albania](https://99lajme.com/tag/big-brother-vip/)”,
duke u kthyer në një nga romancat më të komentuara të showbizit shqiptar.

Në prill të vitit 2024, Kiara dhe Luizi u bënë prindër për herë të parë me ardhjen
në jetë të vajzës së tyre, Luna Mari.

Gjatë kësaj periudhe, moderatorja është përballur disa herë me aludime për një shtatzëni
të dytë, të cilat në të kaluarën i ka mohuar.

## A është Kiara Tito shtatzënë?

Sipas raportimit të fundit, familja Ejlli po përgatitet të mirëpresë një tjetër 
anëtar.

Megjithatë, deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, as Kiara Tito dhe 
as Luiz Ejlli nuk kanë reaguar publikisht për të konfirmuar lajmin.

A do të bëhet Luna Mari së shpejti motër e madhe? Mbetet të presim reagimin e çiftit.

**99LAJME.COM**
