# “Kadiri” trazon Izraelin, ministri i përgjigjet aktorit turk pas reagimit

- Link: https://99lajme.com/kadiri-trazon-izraelin-ministri-i-pergjigjet-aktorit-turk-pas-reagimit/
- Published: 2026-11-26T13:11:24+01:00
- Author: R

Një postim i aktorit të njohur turk Görkem Sevindik ka shkaktuar reagime të forta
në Izrael, duke nxitur edhe ndërhyrjen e ministrit izraelit të Sigurisë Kombëtare,
Itamar Ben-Gvir.

Aktori, i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar si “Kadir” në serialin “[Dashuria e Eshrefit](https://99lajme.com/tag/seriale-turke/)”,
është kthyer në qendër të një debati ndërkombëtar, kësaj here për një çështje që
nuk ka lidhje me ekranin.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

Gjithçka nisi kur Sevindik reagoi ndaj ligjit të miratuar nga parlamenti izraelit,
që lehtëson vendosjen e dënimit me vdekje për të burgosurit palestinezë.

Aktori shprehu shqetësimin se mijëra palestinezë, përfshirë edhe fëmijë, mund të
rrezikojnë ekzekutimin.

“Nëse njerëzimi nuk ngrihet sot, atëherë kur?”, shkroi ai.

## **Ministri izraelit përmend personazhin e serialit**

Ajo që nuk pritej ishte reagimi personal i ministrit Itamar Ben-Gvir, i cili publikoi
një videomesazh drejtuar aktorit, duke përmendur edhe rolin e tij të famshëm televiziv.

> “Ti nuk do të jesh kurrë ‘Kadir Baba’. Ne jetojmë në Izrael. Ti aktron në një 
> [serial turk](https://99lajme.com/tag/serial-turk/). Dënimi me vdekje për terroristët
> tashmë është në fuqi”, deklaroi ministri.

Por Görkem Sevindik nuk u tërhoq nga qëndrimi i tij. Në një intervistë për CNN Türk,
aktori shpjegoi se kishte reaguar jo vetëm si artist, por edhe si baba.

> “Si njeri dhe si baba, jam kundër një mizorie të tillë. Thjesht shpreha ndjenjat
> e mia si artist”, u shpreh ai.

## **Kërkohet bojkotimi i “Dashurisë së Eshrefit”**

Sipas Hürriyet News, pas kësaj përplasjeje, aktori raportohet se ka marrë kërcënime
në rrjetet sociale, ndërsa disa përdorues pro-izraelitë kanë bërë thirrje për bojkotimin
e serialit.

Në anën tjetër, shumë fansa turq kanë dalë në mbështetje të Sevindik, duke vlerësuar
qëndrimin e tij.

Nga një personazh i fuqishëm në ekran, “Kadir Baba” është kthyer tashmë në protagonist
të një përplasjeje që ka kaluar kufijtë e botës së televizionit.
