# “Jam sulmuar për…”, Mateo Borri i përgjigjet akuzave në rrjet

- Link: https://99lajme.com/jam-sulmuar-per-mateo-borri-i-pergjigjet-akuzave-ne-rrjet/
- Published: 2026-11-10T00:33:12+01:00
- Author: red

Ish-banori i “[Big Brother](https://99lajme.com/tag/big-brother-vip/)”, Mateo Borri,
ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me komentet dhe aludimet
e shumta që bëhen ndaj tij, duke shpjeguar arsyet pse shpesh zgjedh të mos përgjigjet.

Në një _story_ të publikuar në [Instagram](https://99lajme.com/tag/instagram/), 
ai thekson se është sulmuar shpesh për gjëra që nuk janë të vërteta dhe tregon se
shumë njerëz e pyesin pse nuk reagon ndaj tyre.

> “Shpeshherë nëpër rrjete jam sulmuar për gjëra të pavërteta, hipoteza apo aludime
> të shumta. Shumë njerëz pyesin pse [Mateo](https://99lajme.com/tag/mateo/) nuk
> reagon”, shkruan ai.

Mateo e lidh heshtjen e tij me vendimin për të mos u dhënë vëmendje personave që,
sipas tij, kërkojnë pikërisht këtë përmes akuzave dhe gënjeshtrave.

> “Pse duhet të reagoj ndaj kërkesës për vëmendje, injorancës apo gënjeshtrës? Pse
> duhet të reagoj për t’i dhënë vëmendje aty ku nuk më intereson? Pse duhet t’i 
> jap përgjigje çdokujt?”, vijon ai në reagimin e tij.

Në të njëjtin mesazh, ai i është referuar edhe eksperiencës së tij në formatin “
Big Brother”, duke nënvizuar se publiku ka pasur mundësinë ta njohë dhe ta shohë
se si vepron.

> “Nuk jemi në [BB](https://99lajme.com/tag/big-brother-vip/) ku mund të më shikoni
> edhe dëgjoni 24/7 se kush jam edhe si veproj. Kush më ka parë, kush më ka njohur,
> ma njeh karakterin edhe e di se çfarë beson”, shprehet Borri.

Postimi është shoqëruar me një foto të tij dhe një mesazh mbi qetësinë, ku theksohet
se të qëndrosh i qetë kur të tjerët të sulmojnë nuk është aspak shenjë dobësie. 
Mateo e mbyll reagimin e tij duke theksuar se ndaj “injorancës dhe akuzës” ka vetëm
një përshëndetje me buzëqeshje, ndërsa në këtë postim nuk ka përmendur emra apo 
ndonjë ngjarje konkrete.
