# “Ishte pjesë e jetës sime”, Catherine Zeta-Jones zbulon lidhjen familjare me Bonnie Tyler

- Link: https://99lajme.com/ishte-pjese-e-jetes-sime-catherine-zeta-jones-zbulon-lidhjen-familjare-me-bonnie-tyler/
- Published: 2026-07-10T21:00:00+02:00
- Author: K

Catherine Zeta-Jones ka shprehur dhimbjen e saj të thellë për ndarjen nga jeta të
këngëtares Bonnie Tyler. Aktorja zbuloi se artistja kishte një lidhje të veçantë
me familjen e saj, pasi ishte e martuar me kushëririn e saj, Robert Sullivan, dhe
kishte qenë një pjesë e rëndësishme e jetës së saj.

Aktorja i dha lamtumirën këngëtares, e cila u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare,
përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram. Në mesazhin prekës, ajo kujtoi
momentet e bukura që kishin ndarë së bashku.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

“Zemra ime është copëtuar nga lajmi se e shtrenjta Bonnie Tyler ka ndërruar jetë.
Bonnie ishte e martuar me kushëririn tim dhe ishte pjesë e jetës sime. Kjo fotografi
është bërë një natë para dasmës sime. Këndoi dhe vallëzoi në dasmën time. Ishte 
një grua e jashtëzakonshme me një zë të jashtëzakonshëm. Një artiste unike, e cila
mund të kishte qenë lehtësisht edhe komediane, sepse ishte një nga njerëzit më gazmorë
që kam njohur. Faleminderit, Bonnie, për gëzimin që u dhurove kaq shumë njerëzve.
U prehsh në paqe, zonjë e bukur. I dërgoj mbështetjen time Robertit dhe gjithë familjes.
Zoti të bekoftë”, shkroi Zeta-Jones.

Familja e Bonnie Tyler njoftoi të enjten, më 9 korrik, se këngëtarja u nda papritur
nga jeta në një spital në Portugali, ku prej muajsh po trajtohej për shkak të një
sëmundjeje të rëndë.

Në deklaratën e familjes thuhet: “Me pikëllim të thellë, familja dhe ekipi i Bonnie
njoftojnë se ajo ndërroi jetë papritur mbrëmjen e kaluar në një spital në Portugali,
si pasojë e sëmundjes për të cilën po merrte trajtim. Një njoftim më i detajuar 
do të publikohet së shpejti. Deri atëherë, kërkojmë respekt për privatësinë tonë,
në mënyrë që të përballojmë këtë tragjedi.”

Bonnie Tyler ishte një nga zërat më të njohur të muzikës rock dhe pop, e cila u 
bë e famshme në mbarë botën me hitet ikonike “Total Eclipse of the Heart” dhe “Holding
Out for a Hero”. Me një karrierë që zgjati më shumë se pesë dekada, ajo fitoi dhjetëra
çmime dhe u vlerësua për timbrin e saj karakteristik, duke lënë pas një trashëgimi
të rëndësishme në muzikën ndërkombëtare. Këngët e saj vazhdojnë të dëgjohen nga 
miliona fansa në mbarë botën, duke e bërë Bonnie Tyler një nga artistet më të dashura
dhe më me ndikim të brezit të saj.
