# Irina Shayk ‘kapet mat’ nga paparacët: Veshja transparente që zbuloi më shumë seç duhej në festën e “Victoria’s Secret”

- Link: https://99lajme.com/irina-shayk-bella-hadid-festa-victorias-secret-foto-transparente/
- Published: 2026-10-20T14:24:20+02:00
- Author: R

**Festa zyrtare e “Victoria’s Secret” në West Hollywood është kthyer në qendrën 
e vëmendjes së mediave rozë. Supermodelet Irina Shayk dhe Bella Hadid mahnitën me
paraqitjet e tyre tepër provokuese, ku transparenca dhe fustanet e guximshme dominuan
mbrëmjen.**

Rikthimi i sfilatës së famshme të **“Victoria’s Secret”** nuk përfundoi në pasarelë.
Pas spektaklit magjepsës të mbajtur të dielën, më 18 tetor, festa vazhdoi në klubin
elitar _“The Bird Streets Club”_ në West Hollywood, ku vëmendjen kryesore e morën
dy nga emrat më të mëdhenj të modës botërore: **Irina Shayk** dhe **Bella Hadid**.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

### Irina Shayk e mbuluar me duar, por paparacët nuk falin

Modelja 40-vjeçare, Irina Shayk, u përpoq të mbulohej nga blicet e paparacëve, por
ishte vonë. Ajo zgjodhi një nga veshjet më provokuese të karrierës së saj: recepta
të zeza minimale dhe pantallona krejtësisht transparente me bel shumë të ulët, duke
ekspozuar të brendshmet.

Shayk, e cila këtë vit festoi 10-vjetorin e debutimit të saj të parë me krahët e“
Engjëjve”, provoi edhe një herë se mbetet mbretëresha e parakalimeve dhe e festave
ekskluzive.

### Bella Hadid plotëson mbrëmjen me minifustanin e zi prej tantelle

![](https://99lajme.com/wp-content/uploads/2026/10/bella-hadid.webp)

As Bella Hadid (30 vjeçe) nuk mbeti prapa me zgjedhjen e saj. Në pjesëmarrjen e 
saj të gjashtë në spektaklin e gjigantit të të brendshmeve, supermodelja zgjodhi
një minifustan të zi prej dantelle transparente që theksonte perfekt siluetën e 
saj dhe zbulonte të brendshmet.

Foto nga festa private konfirmojnë se stili “nude” dhe veshjet transparente ishin
kryefjala e mbrëmjes për yjet e pasarelës.
