# I humbi qeni, Oriola Marashi ofron 2 mijë euro për gjetjen e saj

- Link: https://99lajme.com/i-humbi-qeni-oriola-marashi-ofron-2-mije-euro-per-gjetjen-e-saj/
- Published: 2026-10-20T12:43:49+02:00
- Author: K

Modelja Oriola Marashi ka bërë apel për ndihmë pas humbjes së qenushes së saj, Lola,
në zonën e Patokut.

Sipas njoftimit të publikuar në rrjetet sociale, Lola ka humbur më 17 tetor, rreth
orës 16:27, shkruan Indeksonline.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

Qenushja është e racës Toy Poodle, me ngjyrë kafe dhe peshë rreth 3.3 kilogramë.
Në momentin e humbjes, ajo kishte një rrip të zi dhe përshkruhet si e frikësuar.

Për gjetjen dhe kthimin e saj, është ofruar një shpërblim prej 2.000 eurosh.

![](https://99lajme.com/wp-content/uploads/2026/10/image-9.png)

![](https://99lajme.com/wp-content/uploads/2026/10/image-8.png)
