# I dërgojnë foto të tij duke puthur Elijonën, ish e dashura e Klodit ka vetëm dy fjalë!

- Link: https://99lajme.com/i-dergojne-foto-te-tij-duke-puthur-elijonen-ish-e-dashura-e-klodit-ka-vetem-dy-fjale/
- Published: 2026-07-15T12:30:32+02:00
- Author: K

Rrugëtimi i “Big Brother VIP Kosova 4” përfundoi, dhe bashkë me të u mbyll edhe 
kapitulli i lidhjes mes Klodian Mihajt dhe Alice Masellit. Dyshja i dha fund romancës
së tyre menjëherë sapo finalisti doli nga shtëpia e famshme.

Gjatë qëndrimit të tij brenda, ishte pikërisht raporti i jashtëm me Alice-n ai që
e frenonte vazhdimisht Klodin për të ecur përpara dhe për të thelluar njohjen me
Elijonën.

Por, me përfundimin e formatit dhe ndarjen përfundimtare nga ish-partnerja, Klodi
dhe Elijona e kanë zyrtarizuar tashmë lidhjen e tyre, duke e vazhduar romancën si
çift në jetën reale.Megjithatë, ky zhvillim nuk ka kaluar pa zhurmë në rrjetet sociale,
duke përfshirë drejtpërdrejt edhe ish-partneren e Klodianit.

Së fundmi, përdoruesit në TikTok i kanë dërguar dhe komentuar Alice-s fotografinë
e re ku Klodi shihet duke u puthur me Elijonën. Përballë këtij fluksi të vazhdueshëm
mesazhesh dhe imazhesh që i rikujtojnë të kaluarën, ajo ka zgjedhur të mos heshtë.

Përmes një komenti në llogarinë e saj, Alice ka reaguar duke kërkuar që kjo situatë
të marrë fund menjëherë.

“_Djema, sinqerisht jeni bërë të padurueshëm. Keni zero respekt, shkoni dhe komentoni
në TikTok-et e tyre dhe jo në të miat. Unë kam ecur përpara, faleminderit,_” ka 
shkruar ajo publikisht.

![](https://99lajme.com/wp-content/uploads/2026/07/image-10-1024x850.png)

Me këtë reagim të prerë, Alice ka theksuar se nuk ka asnjë interes të jetë pjesë
e dinamikave të ish-të dashurit të saj dhe kërkon vetëm që ndjekësit të respektojnë
distancimin e saj nga kjo histori.
