# Horoskopi javor: Zhvillime në dashuri, punë dhe financa për 12 shenjat

- Link: https://99lajme.com/horoskopi-javor-zhvillime-ne-dashuri-pune-dhe-financa-per-12-shenjat/
- Published: 2026-07-17T14:20:26+02:00
- Author: K

Astrologia Chrysanthi Kalogeri, e ftuar në emisionin “Shije Shtëpie”, Tv Klan, prezantoi
parashikimin astrologjik për javën, duke shpjeguar ndikimin e lëvizjeve planetare
në secilën shenjë të horoskopit.

Sipas saj, kjo është një periudhë që sjell zhvillime të rëndësishme në çështjet 
personale, profesionale dhe financiare, ndërsa për disa shenja priten zgjidhje për
situata që kanë mbetur pezull prej kohësh.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

**Dashi**

_Një periudhë shumë e mirë për ju, ku do keni shanse në fillim të javës të bëni 
takime që do të japin fryte. Nga ana tjetër, çështje që kishin të bënin me pronën,
familjen, që kanë ardhur nga e kaluara dhe janë ende në vazhdim, do të fillojnë 
të marrin zgjidhje rreth datave 23-24-25. Disa prej jush kanë menduar për blerjen
e një makine. Mund të bëni biseda në fillim të javës, por mirë është të veproni 
me Mërkurin në kurs të drejtë, pra pas datës 25. Një periudhë shumë e mirë për ju,
kur një ëndërr e juaj mund të bëhet realitet kësaj jave, të keni një përfitim financiar
apo mbështetje nga një person i rrjetit tuaj. Kujdes nga vendimet që do të merrni,
edhe pse jeni të favorizuar. Ju, të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës, është
një periudhë ku do të keni zgjidhje, shanse si në jetën personale, ashtu edhe në
atë profesionale._

**Demi**

_Një mbështetje financiare do të merrni këtë javë, që mund të vijë nga familja, 
nga njerëzit e rrethit tuaj shoqëror. Nga ana tjetër, do të keni zgjidhje për disa
probleme të familjes suaj këtë javë dhe, njëkohësisht, të gjitha udhëtimet dhe kontaktet
që keni krijuar për punë do të japin rrugëzgjidhje dhe fryte nga data 24 e në vijim.
Gjithashtu, do të rregulloni marrëdhëniet me njerëzit e rrjetit tuaj, nëse gjatë
kësaj periudhe keni pasur ndonjë keqkuptim. Pra, ndryshime do të keni ju të 10-ditëshit
të parë, si në punë, ashtu edhe në familje._

**Binjakët**

_Në fillim të javës do të bëni biseda me njerëz të rrjetit tuaj shoqëror, ku do 
të merrni këshillat e duhura, ose do të bëni një bashkëpunim për të realizuar më
mirë synimet tuaja. Ndoshta do të kërkoni një ndihmë financiare dhe mund të jepet,
që ka të bëjë me realizimin e një prej planeve tuaja. Mërkuri, i cili është edhe
guvernatori juaj, kthehet në kurs të drejtë nga data 23-25 e tutje. Kështu, disa
vonesa që kishit në sferën financiare tani mbarojnë. Njëkohësisht, është një periudhë
shumë dinamike për realizimin e planeve tuaja, për të bërë udhëtime, për të kontaktuar
njerëz të rëndësishëm, të cilët do të ndihmojnë në realizimin e ndryshimeve që keni
ndërmend. E gjitha kjo sidomos për të lindurit në 10 ditët e para të shenjës._

**Gaforrja**

_Biseda diskrete do të bëni në lidhje me punën, me njerëz që janë më lart se ju.
Këto biseda kanë si qëllim një organizim më të mirë të punës, një mbështetje. Bisedat
që do të bëni, mirë është të mos bëhen të njohura për të tjerët, derisa të realizohen.
Mund të merrni gjithashtu mbështetje nga një prind. Përpiquni pak për veten, për
shqetësimet që keni përgjatë kohës që qëndroni vetëm. Ndoshta pikërisht për këto
probleme mund të bëni një bisedë me njerëz më të pjekur ose më kompetentë, që mund
të ndihmojnë në këto zhvillime. Mërkuri, që kthehet në kurs të drejtë në shenjën
tuaj, do t’ju nxjerrë nga një situatë paksa plogështie dhe gjërat do të shkojnë 
më mbarë nga java që vjen e tutje. Fokusohuni edhe te sfera financiare, ku do të
keni vërtet mbështetje dhe ndryshime._

**Luani**

_Fillimi i javës krijon kushtet për udhëtime, për të bërë takime me miq ose me pjesëmarrës
në punë kolektive, që kanë si qëllim realizimin e një plani afatgjatë me të ardhmen
tuaj. Njëkohësisht do të keni mbështetjen e një shoku që do t’ju ndihmojë në vendimmarrje
ose në zgjidhje të disa problemeve ligjore që ju keni. Jeni në një fazë ku keni 
përpara zhvillim. Pikërisht këtë javë, Jupiteri gjendet në shenjën tuaj dhe do të
krijojë marrëdhënie shumë të mira me Uranin, por edhe me Plutonin. Kështu, pretendimet
për para dhe bashkëpunimi duhet t’i shikoni me kujdes, me qëllim që të përfitoni.
Mërkuri në prapavijë, në shtëpinë tuaj të 12, do t’ju çlirojë pak nga disa probleme._

**Virgjëresha**

_Fillimi i javës krijon kushte për disa biseda në lidhje me financat që kanë të 
bëjnë me të tjerët. Pra, ju, duke punuar, ku do të ketë edhe konkurrencë edhe rivalitet,
do të nxirrni gjithë aftësitë tuaja. Do të bëni një bisedë ku puna juaj do të vlerësohet
dhe ndoshta do të merrni një mbështetje financiare ose një rritje të rrogës, e cila
do të sjellë një stabilitet. Njëkohësisht krijohet edhe një stabilitet në punën 
tuaj. Megjithatë, që sot, deri në fund të muajit, por edhe nga fundi i gushtit, 
duhet të jeni shumë vigjilentë të mbroni marrëdhëniet tuaja, për të cilat jeni të
interesuar, si dhe të mbroni edhe vendin e punës, nëse jeni të kënaqur me atë vend.
Por, nëse ju vijnë ndryshime nga faktorë të jashtëm, jeni të detyruar t’i pranoni,
por do të keni shanse të gjeni një punë të re. Mbështetje financiare do të vijë 
për ju në mënyrë të pakuptuar, edhe nga puna, por edhe nga faktorë të jashtëm. Në
përgjithësi jeni në një fazë që do të keni gjatë gjithë vitit mbështetje, por do
të keni edhe mundësi për të projektuar hapat tuaj të mëtejshëm, për të rregulluar
problemet tuaja shëndetësore dhe për të pasur një mbrojtje, në mënyrë metaforike,
nga universi._

**Peshorja**

_Kjo javë favorizon udhëtimet që do t’i bëni ose me bashkëpunëtorë, ose me partnerët.
Kështu do të vini edhe më afër, do t’i forconi pozitat tuaja ose do të bëni udhëtime
që kanë si qëllim punën dhe bashkëpunime të reja, që do të japin fryte brenda vitit
2026. Paralelisht, në karrierën tuaj, përfundon një periudhë ku kishit disa pengesa,
vonesa dhe do të rregullohet klima brenda punës. Kujdes në vlerësimin e situatave
në të cilat gjendeni._

**Akrepi**

_Fokusohuni në karrierën tuaj. Keni shanse shumë të mira aty. Është një periudhë
që keni udhëtuar, ose jeni në vazhdim të udhëtimeve. Keni bërë ato plane dhe jeni
duke bërë plane në lidhje me jetën tuaj në përgjithësi për të ardhmen: për të kurorëzuar
një marrëdhënie, për të rregulluar një problem ligjor… Të gjitha këto do të marrin
një rrugëzgjidhje pas datës 23 e tutje. Nga ana tjetër, fillimi i javës krijon shanse
ideale për të marrë një ndihmë, një mbështetje financiare, ku do të organizoni më
mirë punën dhe përditshmërinë tuaj. Njëkohësisht, kjo periudhë mund të zgjidhë disa
probleme financiare që ju kanë preokupuar._

**Shigjetari**

_Marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja kalojnë disa sprova. Krijimi i javës krijon
kushte të gjeni njerëzit e përshtatshëm që të zgjidhni këto problematika. Njëkohësisht
krijon kushte për bashkëpunim financiar, ose një njohje për jetën emocionale, që
mund të nisë seriozisht, ose, nëse jeni njohur, ka ardhur momenti ta afroni bisedën
ose situatën në një fazë më serioze. Jeni në një fazë jete ku do të keni përfitime
shumë të mira ju, të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës. Këto shanse që kanë
të bëjnë me të ardhmen tuaj, sidomos me përfitime financiare, nga ana tjetër mund
të vijnë si pasojë e ndryshimeve në marrëdhënien tuaj._

**Bricjapi**

_Çështje që kanë hasur disa pengesa në bashkëpunime dhe në jetën tuaj emocionale,
tani fillojnë të marrin zgjidhje. Ristabilizohet një keqkuptim, ndërkohë që ju, 
që kishit një rikthim të një partneri nga e kaluara, tashmë do të doni të dini çfarë
vendimi të merrni që nga fillimi i kësaj jave e kryesisht nga data 24. Njëkohësisht
do të keni mundësi nga fillimi i javës për të zgjidhur një problem që do të përmirësojë
kushtet tuaja në shtëpi e në punë. Gjithashtu mund të marrin zgjidhje çështjet e
pronave. Duhet të jeni shumë vigjilentë në mënyrën se çfarë iniciative do të merrni
në sferën financiare. Megjithatë, ndihmën dhe mbështetjen ju do ta keni._

**Ujori**

_Jeni në fazë ndryshimesh. Përditshmëria juaj ka qenë e ngarkuar, por edhe me pengesa.
Këto pengesa do të fillojnë të marrin fund nga data 23 e tutje. Përditshmëria dhe
problemet shëndetësore që mund t’ju kishin shqetësuar, do të fillojnë të lehtësohen.
Kjo javë është shumë interesante, sidomos fillimi i saj, për biseda dhe njohje që
lidhen me jetën tuaj personale, ose biseda serioze që kanë të bëjnë me atë pjesë
të punës suaj që është e lidhur me krijimtarinë tuaj, ose zhvillime që kanë të bëjnë
me investime. Shanse shumë të mira do të keni në fushën e marrëdhënieve dhe në fushën
e bashkëpunimeve. Nuk përjashtohet mundësia që gjatë muajit korrik të merrni vendime
serioze për jetën tuaj, ku të kurorëzoni me sukses një marrëdhënie tuajën._

**Peshqit**

_Të kujdesshëm në problemin që shfaqet në familjen tuaj. Ndoshta bëni disa investime
lidhur me një rinovim në shtëpinë tuaj. Jeni në një fazë ku keni marrë një përgjegjësi
më të madhe në sferën financiare dhe ndoshta jeni pak të kufizuar pikërisht prej
investimeve në shtëpinë tuaj. Përditshmëria juaj është shumë e këndshme dhe ju krijon
kushte të gjeni një punë të re. Këtë javë, kur Jupiteri bën aspekte shumë pozitive,
krijohen kushte për të zgjidhur një problem shëndetësor, për të organizuar më mirë
përditshmërinë, për të kaluar bukur, për të gjetur një punë të re. Mërkuri, që kthehet
në kurs të drejtë, do t’ju japë zgjidhje për vonesat, pengesat, lidhur me fëmijët,
partnerët, e për të marrë një vendim ndoshta për një person që u kthye gjatë kësaj
periudhe nga e kaluara._
