# Historike! Sulmuesi anglez Harry Kane fiton Topin e Artë 2026

- Link: https://99lajme.com/historike-sulmuesi-anglez-harry-kane-fiton-topin-e-arte-2026/
- Published: 2026-10-27T00:29:44+01:00
- Author: K

Harry Kane është fitues i Topit të Artë 2026, duke kurorëzuar një nga sezonet më
të mira të karrierës së tij me Bayern Munichun dhe kombëtaren e Anglisë.

Sulmuesi anglez ishte ndër kandidatët kryesorë pas një sezoni të jashtëzakonshëm
para portës, me gjithsej 73 gola në 65 paraqitje për klubin dhe kombëtaren. Prej
tyre, 61 i shënoi me fanellën e Bayernit, ndërsa 12 me Anglinë.

Kane ishte vendimtar në sukseset e Bayernit, që fitoi Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë,
ndërsa triumfoi edhe në Superkupën e Gjermanisë. Ai e mbylli kampionatin gjerman
me 36 gola, duke fituar Këpucën e Artë për herë të tretë radhazi.

Me këtë çmim, Kane shpërblehet për një sezon në të cilin ndërthurën shifrat e jashtëzakonshme
individuale dhe sukseset me klubin.
