# Hëna e Re vë në provë marrëdhëniet, por sjell mundësi të mira! Horoskopi i javës

- Link: https://99lajme.com/hena-e-re-ve-ne-prove-marredheniet-por-sjell-mundesi-te-mira-horoskopi-i-javes/
- Published: 2026-10-12T14:27:11+02:00
- Author: K

Astrologia Chrysanthi Kalogeri ka bërë parashikimin e horoskopit për këtë javë në
emisionin “Shije Shtëpie”, Tv Klan duke analizuar zhvillimet e pritshme për të 12
shenjat e zodiakut në fushën e marrëdhënieve, financave, karrierës dhe jetës personale.

Sipas astrologes, periudha vijon të jetë e vështirë, ndërsa ndikimi i Hënës së Re
në shenjën e Peshores i vendos marrëdhëniet dhe bashkëpunimet në qendër të vëmendjes.
Megjithatë, datat 14 dhe 15 tetor paraqiten si një mundësi e mirë për të përfituar
nga situatat e favorshme dhe për të shfrytëzuar shanset që mund të shfaqen.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

_“Periudha vazhdon të jetë e vështirë. Jemi menjëherë nën ndikimin e Hënës së Re
që u bë në shenjën e Peshores, kështu që marrëdhëniet dhe bashkëpunimet në çdo fushë
të jetës sonë vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes”,_ tha ajo.

Sipas saj, më të favorizuara gjatë kësaj periudhe do të jenë shenjat e zjarrit, 
Dashi, Luani dhe Shigjetari.

_“Datat 14-15 janë dy ditë shumë të mira ku duhet të përfitojmë, të kapim shanset.
Kush janë më të ndikuar dhe më të përfituar nga kjo situatë? Janë shenjat e zjarrit:
Luani, Dashi dhe Shigjetari. Nga ana tjetër, të përfituar do të jenë edhe Demi, 
Akrepi, Ujori, por këta duhet të shmangin ekzagjerimet. Njëkohësisht, do të ketë
shanse shumë të mira për shenjat e ajrit”_, tha ajo.

Por çfarë i pret konkretisht secilën shenjë këtë javë? Ja parashikimi i plotë i 
Chrysanthi Kalogerit për të 12 shenjat e horoskopit:

**Dashi_Është një periudhë shumë e rëndësishme për ju dhe duhet të fokusoheni në
marrëdhëniet dhe në bashkëpunimet tuaja të çdo lloji. Është në dorën tuaj të vendosni
pikat mbi i dhe vetëm nga ju varet drejtimi që do të marrin marrëdhëniet tuaja. 
Sot dhe nesër do të jeni të përqendruar më tepër në marrëdhëniet financiare, në 
detyrimet që keni ndaj të tjerëve, në disa pengesa që mund të shfaqen. Të gjitha
këto t’i trajtoni me qetësi dhe mos bëni hapa të mëdhenj sot dhe nesër në sferën
financiare. Ndërkohë, në datat 15-16, do të keni shanse të përfitoni më tepër, kryesisht
ju të lindurit nga data 10 deri në datën 13 prill. Njëkohësisht, një javë shumë 
e mirë për të vepruar, një javë shumë e mirë për jetën tuaj emocionale, por edhe
për të udhëtuar. Mjafton të mos humbni entuziazmin dhe të mos tregoheni të nxituar._

**Demi**
_Ju vazhdoni të jeni të fokusuar në bashkëpunimet dhe në marrëdhëniet tuaja
të çdo lloji. Ndoshta sot dhe nesër komunikimi juaj mund të mos jetë shumë i mirë,
ndoshta të tjerët ju ushtrojnë një presion, ndoshta ju provokojnë me qëndrimet dhe
sjelljet e tyre. Kujdes, sepse ka një tendencë për ndarje, ka një tendencë për prishje
të marrëdhënieve. Më të ndikuar jeni ju të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës.
Njëkohësisht, fokusohuni edhe në përditshmërinë tuaj, gjeni mbështetjen për të bërë
ato ndryshime që doni në shtëpi, në ambientin tuaj, por me qetësi. Dhe njëkohësisht
do të keni shanse shumë të mira të përfitoni ju të lindurit nga data 11 deri në 
13 maj._

**Binjakët**
_Fokusi vendoset në përditshmërinë tuaj, në punën tuaj. Kujdesuni pak
më tepër për shëndetin. Mos u stresoni në qoftë se shikoni se diçka nuk shkon ashtu
siç do të donit. Ndërkohë, në aspektin erotik keni shanse shumë të mira, por edhe
për zhvillimet në jetën tuaj personale apo për zhvillimin tuaj personal në përgjithësi,
në çdo fushë të jetës. Datat 14 dhe 15 ju japin shanse shumë të mira për të komunikuar,
por edhe për të takuar persona në përditshmërinë tuaj që do t’ju mbështesin në dëshirat
tuaja, por mund të hyjnë fuqishëm edhe në jetën tuaj emocionale gjatë kësaj jave.
Krijohen shanse shumë të mira për t’u afruar me njerëzit e rrjetit tuaj shoqëror,
të udhëtoni dhe të përfitoni. Gjithashtu, krijohen shanse të mira në marrëdhëniet
dhe në bashkëpunimet tuaja nga data 14 deri në datën 16. Më të përfituar këtë periudhë
jeni ju të lindurit nga data 12 deri në 14 qershor._

**Gaforrja**
_Vazhdoni të jeni të fokusuar në sferën profesionale, në jetën tuaj
shoqërore, por duke mos lënë pas dore as familjen tuaj, shtëpinë dhe anën tuaj emocionale
e psikologjike. Pra, këtu kërkohet një harmoni. Vazhdon t’ju preokupojë sfera financiare,
ku papritur mund të dalin probleme që ndoshta vijnë edhe nga të tjerët, probleme
që ndoshta lidhen me një investim apo me detyrimet ndaj fëmijëve tuaj. Të kujdesshëm
këto ditë, pra sot dhe nesër: mos bëni shpenzime më tepër sesa duhet dhe mos hyni
në konflikt me të tjerët për sferën financiare. Përdorni dialogun dhe do të keni
shanse shumë të mira në sferën financiare në datën 14 dhe në datën 15. Dhe ndoshta
disa të ardhura që do të keni do t’i vini në shërbim të shtëpisë, të familjes suaj,
por edhe në shërbim të vetes suaj, ku ju vetë doni të ndryshoni psikologjinë tuaj.
Gjithsesi, do të keni shanse të shpërbleheni nga puna nga data 14 deri në datën 
16._

**Luani**
_Një periudhë aktive për ju, por sidomos për ju të lindurit në 10-ditëshin
e parë të shenjës. Keni ndryshime në marrëdhëniet tuaja, në bashkëpunimet tuaja.
Ndoshta jeni duke realizuar një transferim ose një ndryshim brenda shtëpisë. Kujdes
në reagimet tuaja. Mos lejoni asnjë keqkuptim. Nuk është nevoja të reagoni menjëherë.
Lini mënjanë atë egoizëm të prekur ose atë krenari të prekur dhe, me dialog, çdo
gjë mund të zgjidhet. Por jeni në një fazë shumë të mirë ju të lindurit nga 13 deri
në 16 gusht, të cilën duhet ta përdorni për zhvillim dhe përparim._

**Virgjëresha**
_Vazhdoni të punoni fort për planet tuaja për të ardhmen, të cilat
do të shikoni se do të bëhen realitet më vonë, nga viti 2027 e tutje. Por ju duhet
të punoni që tani, që sivjet. Këtë javë fokusohuni në sferën financiare; do të keni
shanse të përfitoni nga datat 14 deri në datën 16. Kujdes të shtuar me njerëzit 
me të cilët ndani përditshmërinë tuaj. Kujdes edhe në komunikim, kujdes edhe në 
takimet emocionale, kujdes edhe me disa njerëz që duan të ndërhyjnë në jetën tuaj
dhe t’ju prishin qetësinë. Do të keni takime interesante lidhur me financat, por
mos e teproni në dialog. Sa më shumë takt të tregoni dhe të dini se gjërat nuk mbyllen
tani, aq më shumë shanse do të keni edhe më vonë për t’i zgjidhur situatat që paraqiten
në këtë periudhë. Gjithsesi, ju të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës jeni
në një fazë ku mund të përfitoni nga e kaluara. Mjafton t’i trajtoni gjërat me qetësi._

**Peshorja**
_Jeni menjëherë nën ndikimin e Hënës së Re, e cila u zhvillua në shenjën
tuaj. Marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja marrin një rëndësi të veçantë. Duhet 
të jeni të kujdesshëm, pasi disa marrëdhënie dhe bashkëpunime mund të prishen në
këtë periudhë. Ndërkohë, disa nga ju do të marrin vendime përfundimtare dhe shumë
pozitive për jetën tuaj. Gjatë kësaj jave duhet të fokusoheni në sferën financiare
dhe në çdo gjë që doni ta bëni për veten tuaj, në çdo gjë që ju krijon siguri. Sot
dhe nesër, kujdes në zhvillimet financiare që kanë të bëjnë me realizimin e planeve
dhe të synimeve tuaja, si dhe në bashkëpunimet financiare me njerëz nga rrjeti juaj
shoqëror. Do të përfitoni kryesisht ju të lindurit në datat 14, 15 dhe 16 tetor.
Megjithatë, duhet të vazhdoni të jeni të kujdesshëm në marrëdhëniet e çdo lloji,
por edhe në sferën financiare._

**Akrepi**
_Jeni të fokusuar te vetja juaj, te bashkëpunimet tuaja, te marrëdhëniet
tuaja dhe te çdo gjë që ka të bëjë me financat. Sfida juaj tani është karriera dhe
jeta juaj shoqërore, ku do të keni shanse shumë të mira. Më të ndikuar jeni ju të
lindurit në datat 12, 13 dhe 15 nëntor. Do të keni shanse shumë të mira edhe në 
sferën financiare dhe do të mundni të dilni fitimtarë në punën tuaj, në atë pjesë
të jetës për të cilën luftoni, në qoftë se nuk do të veproni me nxitim. Kujdes sot
dhe nesër, pasi jeni pak më të ngarkuar nga ana emocionale._

**Shigjetari**
_Një periudhë gjatë së cilës keni shanse, përfitime dhe biseda të
rëndësishme. Këto kanë të bëjnë edhe me bashkëpunëtorët, me të cilët bisedoni se
si mund të zgjidhni disa çështje. Këto çështje mund të jenë ligjore, mund të kenë
të bëjnë me një ndryshim që doni të bëni në lidhje me planet tuaja dhe me të ardhmen,
por këto biseda mund të kenë të bëjnë edhe me jetën tuaj emocionale, ku ndoshta 
keni disa pengesa ose edhe rikthimin e personave nga e kaluara. Keni shanse shumë
të mira për të përfituar nga rrjeti juaj shoqëror, ku do të ndihmoheni për realizimin
e qëllimeve dhe synimeve tuaja, por edhe për çështje që lidhen me të ardhmen tuaj.
Horizonte të reja hapen përpara jush dhe shumë të favorizuar jeni ju të lindurit
nga data 12 deri në 15 dhjetor. Do të keni shanse të udhëtoni me të dashurin ose
të dashurën tuaj dhe, njëkohësisht, kujdes gjatë këtyre dy ditëve të para, sot dhe
nesër, që të mos jeni të ngarkuar emocionalisht dhe të shmangni çdo prapaskenë e
çdo përfshirje në biseda ose në situata që mund t’ju ekspozojnë._

**Bricjapi**
_Fokusi është në sferën profesionale, ku përpiqeni të bëni një fillim
të ri. Mirëpo, ky fillim i ri do të jetë i penguar ose disa gjëra do t’i nisni, 
por do të shikoni se, në vazhdim, mund t’i ndryshoni dhe ta shikoni këtë fillim 
të ri të marrë një drejtim tjetër nga prilli e tutje. Fokusohuni në sferën financiare
dhe mos merrni iniciativa të mëdha financiare ose mos bëni investime të mëdha që
mund të ndryshojnë rrënjësisht gjendjen tuaj financiare. Njëkohësisht, mund të përfitoni
për të rregulluar çështje nga e kaluara, pengesa që kishit hasur më parë dhe që 
tani mund t’i shqyrtoni edhe një herë. Gjithsesi, kërkoni një mbështetje financiare
në lidhje me karrierën dhe punën tuaj, të cilën mund ta merrni në datat 14-15._

**Ujori**
_Një periudhë e rëndësishme edhe për ju. Sidomos ju të lindurit në 10-
ditëshin e parë të shenjës do të përballeni me pengesa dhe disa probleme që kanë
të bëjnë me marrëdhëniet tuaja, punën dhe shtëpinë, si dhe do të keni ndryshime 
rrënjësore. E vërteta është se jeni në një fazë kur ju të lindurit në 10-ditëshin
e parë të shenjës patjetër duhet të ndryshoni. Pranoni ndryshimet dhe shqyrtoni 
hapat tuaj të mëtejshëm. Trajtojini me kujdes të tjerët dhe problemet që shfaqen
në jetën sociale dhe në punën tuaj, duke shmangur llafet e tepërta dhe ngarkesën
emocionale që do të kenë të tjerët dhe me të cilën mund t’ju provokojnë. Nga ana
tjetër, do të keni shanse të udhëtoni, të përfitoni dhe do të keni mundësi të realizoni
planet tuaja, sidomos ju të lindurit nga datat 9-10 shkurt deri më 12-13 shkurt._

**Peshqit**
_Peshqit duhet të fokusohen në sferën financiare, si në çdo gjë që ka
të bëjë me xhepin e tyre, ashtu edhe me detyrimet ndaj të tjerëve. Do të kenë shanse
të udhëtojnë, të përfitojnë, të rregullojnë çështje që kanë të bëjnë me të kaluarën
dhe të marrin një mbështetje financiare nga të tjerët. Do të kenë përmirësime në
punë dhe në përditshmërinë e tyre, sidomos në datat 14 dhe 15. Mund të udhëtojnë,
të takojnë miq e shokë nga e kaluara dhe të zgjidhin çështjet që kanë të bëjnë me
ligjin ose që vijnë nga e kaluara. Duhet të tregojnë pak më shumë kujdes për shëndetin
dhe përditshmërinë e tyre, si dhe të qëndrojnë larg fobive dhe shqetësimeve që ndoshta
i kanë marrë nga vitet e kaluara dhe që ende kanë lënë gjurmë në psikologjinë e 
tyre._
