# “Hazall” me barkun e rrumbullakosur pozon me të ëmën, ngjashmëria e tyre habit fansat

- Link: https://99lajme.com/hazall-me-barkun-e-rrumbullakosur-pozon-me-te-emen-ngjashmeria-e-tyre-habit-fansat/
- Published: 2026-11-26T12:20:25+01:00
- Author: R

Aktorja e njohur turke [Alina Boz](https://99lajme.com/tag/aktorja-turke/), e cila
po përgatitet të bëhet nënë për herë të parë, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve 
me një fotografi të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet së bashku me nënën 
e saj.

Aktorja, e njohur për publikun shqiptar si Hazall në serialin “[Fate të kryqëzuara](https://99lajme.com/tag/serial-turk/)”,
ka surprizuar fansat me ngjashmërinë e madhe që ka me të ëmën.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

Fotografia ka marrë në një kohë të shkurtër shumë pëlqime dhe komente, ndërsa ndjekësit
nuk kanë kursyer komplimentet për pamjen rinore dhe elegante të nënës së aktores.

Alina Boz, e cila ka korrur sukses ndërkombëtar edhe me rolin e Edës në serialin“
[Dashuri 101](https://99lajme.com/tag/serial-turk/)” të Netflix, po përjeton një
nga periudhat më të bukura të jetës së saj.

Në pritje të ëmbël, aktorja po numëron ditët për të marrë në krahë foshnjën e saj,
ndërsa ndan me ndjekësit momente të veçanta nga jeta familjare.
