# Harry Styles përplaset me një kërkues autografësh gjatë shëtitjes në New York

- Link: https://99lajme.com/harry-styles-perplaset-me-nje-kerkues-autografesh-gjate-shetitjes-ne-new-york-3/
- Published: 2026-10-22T12:45:03+02:00
- Author: R

## Harry Styles është fotografuar teksa diskutonte me një person që i kërkonte autografe gjatë një shëtitjeje në New York, të mërkurën.

Këngëtari 32-vjeçar u duk i acaruar, ndërsa personi e ndoqi për disa blloqe me një
grumbull pllakash që kërkonte t’i firmoste.

Në një moment, truprojë e Styles iu afrua një makine policie për të shpjeguar situatën,
por autoritetet nuk ndërhynë, shkruan DailyMail.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

Këngëtari, i cili mbante kapelë gri dhe syze dielli, vazhdoi rrugën pavarësisht 
përplasjes.

Ngjarja vjen pas një interviste për revistën Rolling Stone, ku Styles foli për mënyrën
se si ka ndryshuar raporti i tij me daljet në publik.

Ai tregoi se një ish-partnere shumë shoqërore e kishte ndihmuar të ndihej më i lirë
për të ecur në rrugë, pa u mbyllur vazhdimisht në hotele apo në shtëpi.

Sipas këngëtarit, kjo përvojë ia ndryshoi ndjeshëm mënyrën e jetesës, duke e ndihmuar
të qëndronte më i lidhur me botën përreth.
