# Frederik Ndoci zbulon dedikimin e hitit “Sytë e tu”: Kënga ishte për Xhoana Nanon, por videoja…

- Link: https://99lajme.com/frederik-ndoci-zbulon-dedikimin-e-hitit-syte-e-tu-kenga-ishte-per-xhoana-nanon-por-videoja/
- Published: 2026-10-12T14:35:48+02:00
- Author: K

Një prej këngëve më të njohura të Frederik Ndocit, “Sytë e tu”, paska pasur një 
histori që publiku nuk e ka njohur plotësisht.
Në një rrëfim ekskluziv për Grida
Duma Podcast, këngëtari zbuloi se kënga hit ishte një dedikim për Xhoana Nanon, 
duke rrëfyer edhe historinë e përzgjedhjes së saj si protagoniste në gjimnaz dhe
zhdukjen e videos që shoqëronte këngën.

Gjatë bisedës me Grida Dumën, Ndoci u kthye pas në kohë, duke zbuluar prapaskenat
e një prej këngëve që ka lënë gjurmë në karrierën e tij. Xhoana Nano ishte vajza
që lidhej me historinë e këngës, ndërsa videoja ku ajo shfaqej si protagoniste, 
sipas rrëfimit të artistit, u fshi më pas.
“Syve të kujt ishin atëherë?”, e pyeti
Grida Duma, duke e çuar bisedën drejt historisë së vërtetë pas hitit. Rrëfimi u 
shoqërua edhe me interpretimin live të këngës nga Ndoci, duke rikthyer në vëmendje
një histori që për shumë dëgjues ka mbetur e panjohur.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO
