# 99lajme.com

Lajmet e fundit, thashethemet dhe trendet që po fliten kudo vetëm te 99LAJME

- Site: https://99lajme.com/

## Provokuese në bikini! Beatrix Ramosaj shfaqet më sensuale se kurrë në veshje festive

- Link: https://99lajme.com/provokuese-ne-bikini-beatrix-ramosaj-shfaqet-me-sensuale-se-kurre-ne-veshje-festive/
- Published: 2026-11-16T15:34:30+01:00
- Author: red

[Beatrix Ramosaj](https://99lajme.com/tag/beatrix-ramosaj/) di gjithmonë si ta kthejë
vëmendjen nga vetja dhe këtë herë e ka bërë me një rishfaqje mjaft provokuese nga
SHBA-të. Këngëtarja shqiptare ka “ndezur” rrjetet sociale me setin e fundit fotografik
të publikuar në llogarinë e saj në [Instagram](https://99lajme.com/tag/instagram/),
ku pozon e lirshme në rrugët e Orlandos, Florida.

⌊👇⌉⌊👇⌉ Shko më poshtë për **FOTON E BEATRIX**

Për këtë dalje, artistja ka guxuar me një veshje plot stil dhe sensualitet. Ajo 
ka zgjedhur një fustan të zi transparent që i vë në pah linjat, të kombinuar me 
çizme të gjata, duke krijuar një pamje të kuruar, elegante dhe tejet joshëse.

Siç pritej, imazhet kanë shkaktuar menjëherë reagime të shumta në profilin e saj,
me ndjekësit që e kanë mbushur hapësirën e komenteve me komplimente dhe vlerësime
për formën e saj fizike. Edhe pse larg vëmendjes mediatike në Shqipëri, Beatrix 
mbetet mjaft aktive për fansat, duke ndarë rregullisht detaje nga jeta e saj e re
dhe paraqitjet plot sharm.

> View this post on Instagram

The post [Provokuese në bikini! Beatrix Ramosaj shfaqet më sensuale se kurrë në veshje festive](https://99lajme.com/provokuese-ne-bikini-beatrix-ramosaj-shfaqet-me-sensuale-se-kurre-ne-veshje-festive/)
appeared first on [99lajme.com](https://99lajme.com).

## Shpëtoi në Apel, por dosja e Luiz Ejllit shkon në Gjykatën e Lartë!

- Link: https://99lajme.com/shpetoi-ne-apel-por-dosja-e-luiz-ejllit-shkon-ne-gjykaten-e-larte/
- Published: 2026-11-16T15:26:02+01:00
- Author: red

Çështja gjyqësore në ngarkim të këngëtarit të njohur [Luiz Ejlli](https://99lajme.com/tag/luiz-ejlli/)
kalon në Gjykatën e Lartë. Prokuroria ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Apelit
që i dha pafajësinë artistit për akuzën e falsifikimit të dokumenteve, duke depozituar
zyrtarisht rekursin për rikthimin e dënimit të tij.

Sipas njoftimit zyrtar, seanca për shqyrtimin e kësaj dosjeje është caktuar të mbahet
më **24 nëntor**, ndërsa relator i çështjes do të jetë gjyqtari Sokol Binaj.

**Rikthimi i dosjes dhe akuzat**

[Luiz Ejlli](https://99lajme.com/tag/luiz-ejlli/) akuzohet për veprën penale të “
falsifikimit të dokumenteve”, kryer në bashkëpunim. Sipas hetimeve të Prokurorisë,
ngjarja lidhet me periudhën kur Ejlli ushtronte profesionin e noterit. Organi i 
akuzës pretendon se edhe pse i ishte hequr licenca, ai ka përdorur vulën noteriale
për të hartuar një deklaratë noteriale që justifikonte burimin e ligjshëm të shumës
prej 210 mijë eurosh, në favor të shtetasit Fatmir Avdurramani.

**Kalvari gjyqësor deri në Gjykatën e Lartë:**

 * **2 tetor 2024:** Gjykata e Shkallës së Parë në Fier e shpalli fajtor Luiz Ejllin,
   duke e dënuar me 1 vit burgim, ndërsa bashkëpandehuri Fatmir Avdurramani u dënua
   me 18 muaj burg.
 * **8 maj 2025:** Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë rrëzoi
   vendimin e Fierit dhe i shpalli të pafajshëm të dy të pandehurit.
 * **24 nëntor:** Gjykata e Lartë do të shqyrtojë rekursin e Prokurorisë së Apelit,
   e cila kërkon prishjen e vendimit të pafajësisë dhe lënien në fuqi të dënimit.

The post [Shpëtoi në Apel, por dosja e Luiz Ejllit shkon në Gjykatën e Lartë!](https://99lajme.com/shpetoi-ne-apel-por-dosja-e-luiz-ejllit-shkon-ne-gjykaten-e-larte/)
appeared first on [99lajme.com](https://99lajme.com).

## E premte, 13! Pse kjo datë konsiderohet e pafat dhe të fshehtat pas saj

- Link: https://99lajme.com/e-premte-13-pse-kjo-date-konsiderohet-e-pafat-dhe-te-fshehtat-pas-saj/
- Published: 2026-11-13T13:58:36+01:00
- Author: red

## Faktet dhe kuriozitetet që duhet të dini

E premtja e 13-të rikthehet këtë 13 nëntor 2026, duke sjellë me vete një nga bestytnitë
më të njohura në botë. Për disa njerëz është thjesht një ditë e zakonshme, ndërsa
për të tjerë lidhet me fatin e keq, frikën dhe misterin. Por nga e ka origjinën 
ky besim dhe çfarë e bën këtë datë kaq të veçantë?

E premtja e 13-të konsiderohet në shumë vende të botës si një datë që sjell fat 
të keq. Ky besim është përhapur ndër breza dhe vazhdon të jetë pjesë e kulturës 
popullore, pavarësisht se nuk ka prova shkencore që tregojnë se kjo ditë shoqërohet
me më shumë ngjarje negative sesa ditët e tjera.

Më 13 nëntor 2026, kalendari shënon sërish një të premte të 13-të, duke rikthyer
vëmendjen te një prej supersticioneve më të njohura ndërkombëtarisht.

### Frika nga numri 13 ka një emër të veçantë

Frika nga numri 13 njihet me termin _triskaidekafobi_, ndërsa frika specifike nga
e premtja e 13-të quhet _paraskevidekatriafobi_.

Ky besim ka ndikuar edhe në mënyrën se si janë projektuar disa ndërtesa dhe hotele
në vende të ndryshme të botës. Në disa prej tyre shmanget numri 13 në numërimin 
e kateve ose të dhomave, duke kaluar drejtpërdrejt nga kati i 12-të në të 14-tin.

### Pse disa vende kanë frikë nga data të tjera?

E premtja e 13-të nuk konsiderohet ditë e pafat në të gjitha kulturat. Në Itali,
për shembull, numri 17 lidhet tradicionalisht me fatin e keq dhe e premtja e 17-
të shihet si një datë ogurzezë.

Ndërkohë, në Spanjë dhe në disa vende të Amerikës Latine, kjo bestytni lidhet me
të martën e 13-të.

Kjo tregon se besimet rreth fatit të keq ndryshojnë nga një kulturë në tjetrën dhe
shpesh lidhen me tradita historike e popullore.

### Finlanda e kthen të premten e 13-të në një ditë ndërgjegjësimi

Ndryshe nga simbolika e saj supersticioze, në Finlandë një e premte e 13-të përdoret
për të përcjellë një mesazh pozitiv.

Që prej vitit 1995, në këtë vend organizohet Dita Kombëtare e Aksidenteve, një nismë
që synon ndërgjegjësimin për sigurinë në trafik, në vendin e punës dhe në jetën 
e përditshme.

Në këtë mënyrë, një datë që në shumë kultura lidhet me frikën dhe fatin e keq shërben
si një mundësi për të promovuar kujdesin dhe parandalimin e aksidenteve.

### Viti 2026 ka tri të premte të 13-ta

Një tjetër kuriozitet lidhet me kalendarin e vitit 2026. Gjatë këtij viti, e premtja
e 13-të shfaqet tri herë:

 * 13 shkurt 2026
 * 13 mars 2026
 * 13 nëntor 2026

Kjo do të thotë se 13 nëntori është e premtja e fundit e 13-të për këtë vit. Herën
tjetër, kjo datë do të shfaqet më 13 gusht 2027.

### Filmi që e bëri edhe më të famshme të premten e 13-të

E premtja e 13-të ka fituar popullaritet edhe përmes kinematografisë. Në vitin 1980
u publikua filmi horror amerikan _Friday the 13th_, i cili u bë një prej serive 
më të njohura të këtij zhanri.

Personazhi Jason Voorhees, i njohur për maskën karakteristike të hokejit, u kthye
në një simbol të filmave horror dhe kontribuoi në forcimin e lidhjes mes kësaj date
dhe atmosferës së frikshme.

### A sjell vërtet fat të keq e premtja e 13-të?

Pavarësisht historive, miteve dhe besimeve që e shoqërojnë, nuk ka prova shkencore
që e premtja e 13-të sjell fat të keq apo rrit mundësinë e ndodhjes së aksidenteve
dhe ngjarjeve negative.

Në fund, kjo datë mbetet një kombinim i traditave, bestytnive dhe ndikimit të kulturës
popullore. Për disa është një ditë që duhet shmangur, për të tjerë një mundësi për
të sfiduar frikën, ndërsa për shumicën është thjesht një tjetër e premte në kalendar.

Pavarësisht besimeve, 13 nëntori 2026 është një datë që na kujton se sa shumë ndikojnë
traditat dhe supersticionet në mënyrën se si e perceptojmë botën.

The post [E premte, 13! Pse kjo datë konsiderohet e pafat dhe të fshehtat pas saj](https://99lajme.com/e-premte-13-pse-kjo-date-konsiderohet-e-pafat-dhe-te-fshehtat-pas-saj/)
appeared first on [99lajme.com](https://99lajme.com).

## Nihan dhe “vajza” e saj nga seriali ribashkohen pas 10 vitesh!

- Link: https://99lajme.com/nihan-dhe-vajza-e-saj-nga-seriali-ribashkohen-pas-10-vitesh/
- Published: 2026-11-13T13:04:41+01:00
- Author: red

Një moment i ëmbël dhe plot nostalgji ka pushtuar rrjetet sociale dhe ka emocionuar
pafund adhuruesit e kinematografisë turke. Aktorja e njohur dhe shumë e dashur për
publikun, [Neslihan Atagül](https://99lajme.com/tag/neslihan-atagul-dogulu/), është
ribashkuar pas një dekade me aktoren e vogël që dikur luante rolin e vajzës së saj,
Deniz, në serialin fenomen “[Dashuri e Pafund” (_Kara Sevda_](https://99lajme.com/tag/serial-turk/)).

Seriali, i cili nisi transmetimin në vitin 2015 dhe arriti një sukses të jashtëzakonshëm
ndërkombëtar, mbetet ende sot një nga prodhimet më ikonike të dramës turke. Historia
e dashurisë së pamundur mes Nihanit dhe Kemalit mbajti të mbërthyer para ekranit
miliona teleshikues, ndërsa personazhi i vogëlushes Deniz ishte simboli më i pastër
i asaj ndjenje.

Takimi i tyre pas 10 vitesh ka sjellë një valë reagimesh pozitive nga fansat, të
cilët janë shprehur të habitur se sa shpejt ka kaluar koha dhe sa shumë është rritur“
vajza” e [Nihanit](https://99lajme.com/tag/nihani/). Pamjet e këtij ribashkimi u
bënë menjëherë virale, duke dëshmuar se lidhja e krijuar në sheshxhirim ka lënë 
gjurmë të veçanta, jo vetëm tek publiku, por edhe tek vetë aktorët.

“Nënë e bijë bashkohen sërish”, ishte komenti që shoqëroi këtë moment të veçantë,
duke rikthyer edhe një herë kujtimet më të bukura të një prej serialeve që shënoi
histori në televizion.

The post [Nihan dhe “vajza” e saj nga seriali ribashkohen pas 10 vitesh!](https://99lajme.com/nihan-dhe-vajza-e-saj-nga-seriali-ribashkohen-pas-10-vitesh/)
appeared first on [99lajme.com](https://99lajme.com).

## Çfarë i ka ndodhur vërtet Elton Tozajt?!

- Link: https://99lajme.com/cfare-i-ka-ndodhur-vertet-elton-tozajt/
- Published: 2026-11-13T11:38:39+01:00
- Author: red

Një kthesë e bujshme dhe krejtësisht e papritur ka marrë historia e [Elton Tozajt](https://99lajme.com/tag/elton-tozaj/),
i cili ditët e fundit ishte në qendër të vëmendjes mediatike pas raportimeve alarmante
se ishte dhunuar dhe më pas kishte humbur çdo gjurmë.

Teksa rrjeti vlonte nga shqetësimet dhe pikëpyetjet mbi fatin e tij, në mediat rozë
po qarkullon një lajm që përmbys gjithçka: emri i Tozajt lidhet drejtpërdrejt me
spektaklin “[Big Brother VIP Kosova 5](https://99lajme.com/tag/big-brother-vip-kosova/)”.

Sipas raportimeve të portalit “LajmiShqiptar.al”, që i referohet burimeve të brendshme,
gjithçka ka qenë pjesë e një skenari tjetër. Pretendohet se [Elton Tozaj](https://99lajme.com/tag/elton-tozaj/)
ka mbyllur marrëveshjen me producenten [Olsa Muhameti](https://99lajme.com/tag/olsa-muhameti/)
për t’u bërë banori më i ri i shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Madje, të njëjtat burime hedhin poshtë zërat për pengmarrje apo zhdukje misterioze,
duke theksuar se Tozaj pritet t’i bashkohet kastit të reality show-t që nga dita
e nesërme.

Megjithatë, deri tani gjithçka mbetet në kuadrin e aludimeve, pasi ende nuk ka asnjë
reagim apo konfirmim zyrtar nga produksioni i “[Big Brother VIP Kosova](https://99lajme.com/tag/big-brother-vip/)”,
Olsa Muhameti apo vetë Elton Tozaj. Publikut i mbetet vetëm të presë nëse kjo do
të jetë vërtet surpriza e madhe e mbrëmjes së nesërme.

The post [Çfarë i ka ndodhur vërtet Elton Tozajt?!](https://99lajme.com/cfare-i-ka-ndodhur-vertet-elton-tozajt/)
appeared first on [99lajme.com](https://99lajme.com).

## Misteri që fshihet pas 11.11! Çfarë po manifeston Bora Zemani ?

- Link: https://99lajme.com/misteri-qe-fshihet-pas-11-11-cfare-po-manifeston-bora-zemani/
- Published: 2026-11-11T15:57:09+01:00
- Author: red

Moderatorja e njohur [Bora Zemani](https://99lajme.com/tag/bora-zemani/) ka tërhequr
vëmendjen e të gjithëve sot përmes një postimi plot ndjenjë dhe mister në Instagram,
me rastin e datës simbolike 11.11.

Në një foto magjepse gjatë perëndimit të diellit, ku shfaqet e përqafuar me djalin
e saj Arborin, [Bora](https://99lajme.com/tag/top-channel/) ka ndarë një mesazh 
të fuqishëm për ndjekësit rreth vetëdijes, intutës dhe artit të manifestimit.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, data 11/11 dhe ora 11:11 njihen në numerologji 
si “numrat e engjëjve”, një moment ideal për fillime të reja dhe reflektim të thellë.
Moderatorja u ka bërë thirrje ndjekësve të ndalen për një moment, të pastrojnë mendjen
nga negativiteti dhe të fokusohen te dëshirat e tyre më të mëdha.

_“Përqendrohuni te gjërat që doni të krijoni, jo te ato që ju mungojnë,”_ është 
mesazhi kryesor i Borës, e cila rikujton se edhe pak minuta meditim sot mund të 
ndryshojnë energjinë e të gjithë vitit.

The post [Misteri që fshihet pas 11.11! Çfarë po manifeston Bora Zemani ?](https://99lajme.com/misteri-qe-fshihet-pas-11-11-cfare-po-manifeston-bora-zemani/)
appeared first on [99lajme.com](https://99lajme.com).

## Drake përsëri me shqiponjën dykrenare: surprizon me varësen e artë në klipin e ri “Ya Hit”

- Link: https://99lajme.com/drake-perseri-me-shqiponjen-dykrenare-surprizon-me-varesen-e-arte-ne-klipin-e-ri-ya-hit/
- Published: 2026-11-11T15:53:08+01:00
- Author: red

Reperi me famë botërore [Drake](https://99lajme.com/tag/drake/) ka rikthyer vëmendjen
te simboli kombëtar shqiptar, këtë herë përmes një aksesor luksoz me dizajn të veçantë
në videoklipin e ri të këngës **“Ya Hit”** — një bashkëpunim me artistët e njohur
Future, Travis Scott dhe Loe Shimmy.

Në pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit, superylli kanadez shfaqet me një zinxhir
të artë të dekoruar me një varëse me shqiponjën dykrenare të mbuluar me gurë të 
shndritshëm. Detaji i veçantë në veshjen e tij tërhoqi menjëherë vëmendjen e pubikut
dhe medieve shqiptare.

Kjo nuk është hera e parë që Drake përdor ikonografinë kuqezi në paraqitjet e tij
publike dhe projektet muzikore. Më parë, ai ka befasuar ndjekësit duke u shfaqur
me xhaketa dhe bluza me me shqiponjën dykrenare _(përfshirë projektin e tij “Polar
Opposites”)_.

Pavarësisht paraqitjeve të përsëritura me simbole shqiptare, reperi nuk ka sqaruar
ende nëse këto detaje lidhen me ndonjë domethënie të veçantë personale apo janë 
thjesht një preferencë estetike. Sidoqoftë, gjesti ka ngjallur sërish reagime entuziaste
mes fansave të tij në Shqipëri dhe Kosovë.

The post [Drake përsëri me shqiponjën dykrenare: surprizon me varësen e artë në klipin e ri “Ya Hit”](https://99lajme.com/drake-perseri-me-shqiponjen-dykrenare-surprizon-me-varesen-e-arte-ne-klipin-e-ri-ya-hit/)
appeared first on [99lajme.com](https://99lajme.com).

## E papritur në BBVK! Banorja del me urgjencë nga shtëpia!

- Link: https://99lajme.com/e-papritur-ne-bbvk-banorja-del-me-urgjence-nga-shtepia/
- Published: 2026-11-11T15:52:35+01:00
- Author: red

Një ngjarje e papritur ka tronditur shtëpinë më të famshme në vend, [Big Brother VIP Kosova 5](https://99lajme.com/tag/big-brother-vip-kosova/).
Banorja Behare Maksutaj ka ndërprerë menjëherë garën dhe është detyruar të largohet
urgjentisht nga shtëpia për shkak të një situate të jashtëzakonshme familjare ose
personale jashtë spektaklit.

Lajmi i papritur është konfirmuar zyrtarisht nga vetë produksioni përmes një postimi
në faqen zyrtare në [Instagram](https://99lajme.com/tag/instagram/), ku njoftohej
largimi i saj i menjëhershëm.

_“Një situatë e jashtëzakonshme jashtë, e detyron Beharën ta lërë [shtëpinë](https://99lajme.com/tag/big-brother/)
në këtë moment”_, thuhej në njoftimin e produksionit, duke lënë të shokuar si banorët
e tjerë ashtu edhe publikun që e ndiqte.

The post [E papritur në BBVK! Banorja del me urgjencë nga shtëpia!](https://99lajme.com/e-papritur-ne-bbvk-banorja-del-me-urgjence-nga-shtepia/)
appeared first on [99lajme.com](https://99lajme.com).

## Dua Lipa hap Coachella ! Zbulohet Lineup-i zyrtar dhe rikthimi i Madonna

- Link: https://99lajme.com/dua-lipa-hap-coachella-zbulohet-lineup-i-zyrtar-dhe-rikthimi-i-madonna/
- Published: 2026-11-11T15:51:12+01:00
- Author: red

Festivali më prestigjioz i muzikës në botë, **Coachella**, ka publikuar zyrtarisht
programin artistik për edicionin e ardhshëm. Ngjarja gjigante do të zhvillohet përgjatë
dy fundjavave të njëpasnjëshme, më **9–11 prill** dhe **16–18 prill**, në ambientet
ikonike të Empire Polo Club në Indio, Kaliforni.

### 󠀁[Dua Lipa](https://99lajme.com/tag/dua-lipa/)󠁿, SZA dhe Tame Impala në Krye të Festivalit

Vëmendjen kryesore të këtij edicioni e merr artistja me origjinë shqiptare **[Dua Lipa](https://99lajme.com/tag/dua-lipa/)**,
e cila është konfirmuar si një nga _headliners_ kryesorë të festivalit, përbri grupit**
Tame Impala** dhe yllit të R&B, **SZA**. Një tjetër pikë kulminante do të jetë performanca
speciale e **Daddy Yankee** në kuadër të projektit “In the Desert”, si dhe rikthimi
i shumëpritur i mbretëreshës së pop-it, **Madonna**.

### Hapësirë Gjigante për Muzikën Elektronike (Techno & House)

Këtë vit, muzika elektronike do të jetë një nga shtyllat kryesore të Coachella-s.
Organizatorët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e producentëve dhe DJ-ve më të mirë në
nivel global. Në skenat e Indios do të ngjiten emra si:

 * **Tiësto** dhe **Martin Garrix**
 * **Dom Dolla** dhe **Kygo**
 * **Peggy Gou**, **Charlotte de Witte** dhe **Amelie Lens**
 * **Sara Landry**, **Solomun** dhe **Four Tet**

Ky formacion i fuqishëm garanton një larmi zhanresh, duke u fokusuar te _house_,
_techno_, _melodic techno_ dhe _progressive house_.

### Eksperienca Muzikore Globale në Kaliforni

Përmes ndërthurjes së muzikës pop, alternative, hip-hop dhe elektronike, Coachella
vërteton sërish statusin e tij si kryeqendra e kulturës dhe muzikës botërore. Si
çdo edicion, programi i njëjtë në të dyja fundjavat do t’u mundësojë dhjetëra mijëra
adhuruesve nga mbarë bota të përjetojnë nga afër këtë spektakël unikal.

The post [Dua Lipa hap Coachella ! Zbulohet Lineup-i zyrtar dhe rikthimi i Madonna](https://99lajme.com/dua-lipa-hap-coachella-zbulohet-lineup-i-zyrtar-dhe-rikthimi-i-madonna/)
appeared first on [99lajme.com](https://99lajme.com).

## Meryem Uzerli në një histori të madhe dashurie! Zbulohet projekti i ri që po bën bujë!

- Link: https://99lajme.com/meryem-uzerli-ne-nje-histori-te-madhe-dashurie-zbulohet-projekti-i-ri-qe-po-ben-buje/
- Published: 2026-11-11T15:46:59+01:00
- Author: K

Kryevepra e letërsisë turke, **“Madonna me gëzof” (The Madonna in a Fur Coat)**,
e shkrimtarit Sabahattin Ali, do të përshtatet në një film artistik. Aktorja e njohur
Meryem Uzerli është konfirmuar në rolin e Maria Puder, një prej personazheve kryesore
të romanit, ndërsa kërkimet për aktorin që do të interpretojë Raif Efendi janë ende
në proces.

Filmi do të jetë një bashkëprodhim mes Turqisë dhe Gjermanisë, me producentë Fikri
Harika Production dhe Saçaklı Film Studios. Skenari është shkruar nga Mert Dikmen,
ndërsa regjinë do ta mbajë Sedat İnci. Meryem Uzerli ka nënshkruar tashmë marrëveshjen
me ekipin e produksionit, duke u bërë aktorja e parë kryesore e konfirmuar për këtë
projekt.

Xhirimet do të zhvillohen në Turqi dhe Gjermani, ndërsa Berlini, një prej vendeve
më të rëndësishme në historinë e romanit, do të jetë një nga lokacionet kryesore
të filmit. Një pjesë e konsiderueshme e skenave do të realizohet në studiot Babelsberg,
një prej qendrave më të njohura dhe më të vjetra të prodhimit kinematografik në 
Evropë.

Ndërkohë, producentët kanë bërë të ditur se negociatat për gjetjen e aktorit që 
do të interpretojë Raif Efendin, personazhin tjetër kryesor të historisë, vijojnë
ende. Emri i aktorit që do të ndajë ekranin me Uzerlin nuk është zbuluar deri më
tani.

I botuar në vitin 1943, romani i Sabahattin Ali trajton vetminë, tjetërsimin dhe
kërkimin e identitetit përmes historisë së dashurisë mes Raif Efendit dhe Maria 
Puderit në Berlin. Maria është një grua e fortë dhe e pavarur, e cila sfidon normat
dhe rolet shoqërore të kohës.

Përshtatja kinematografike pritet të zgjojë interes të veçantë, jo vetëm tek adhuruesit
e letërsisë turke, por edhe tek publiku që e njeh historinë përmes romanit të njohur
ndërkombëtarisht. Detajet mbi kalendarin e xhirimeve dhe datën e premierës pritet
të bëhen publike në ditët në vijim.

The post [Meryem Uzerli në një histori të madhe dashurie! Zbulohet projekti i ri që po bën bujë!](https://99lajme.com/meryem-uzerli-ne-nje-histori-te-madhe-dashurie-zbulohet-projekti-i-ri-qe-po-ben-buje/)
appeared first on [99lajme.com](https://99lajme.com).
