# Fation Kuqari prezantoi romancën e re, zbulohet identiteti i partneres!

- Link: https://99lajme.com/fation-kuqari-prezantoi-romancen-e-re-zbulohet-identiteti-i-partneres/
- Published: 2026-11-11T15:42:58+01:00
- Author: K

Ish-banori i “Big Brother VIP”, Fation Kuqari, konfirmoi një ditë më parë se është
në një lidhje të re dashurie, duke ndarë me ndjekësit disa fotografi romantike në
shoqërinë e partneres. Edhe pse vendosi ta bënte publike romancën, Fationi tregoi
se dëshiron ta mbajë ende larg vëmendjes identitetin e vajzës, duke mos ia zbuluar
fytyrën në fotot e publikuara.

Megjithatë, tashmë është zbuluar se kush është ajo që i ka rrëmbyer zemrën ish-banorit.
Bëhet fjalë për Belën, një vajzë që njihet edhe si modele.

Nga vëzhgimi i profileve të tyre në rrjetet sociale, vihet re se Bela shfaqet gjithashtu
në postime që lidhen me sipërmarrjen e Fationit, duke qenë pjesë e aktivitetit të
tij. Kështu, përveç marrëdhënies sentimentale, kanë edhe një lidhje përmes angazhimeve
profesionale.

![Fation Kuqari prezantoi romancën e re, zbulohet identiteti i partneres!](https://
99lajme.com/wp-content/uploads/2026/11/fation-kuqari-prezantoi-romancen-e-re-zb-
47477-0-768x1024.webp)
