# Fation Kuqari konfirmon lidhjen e re, publikon momente romantike me partneren

- Link: https://99lajme.com/fation-kuqari-konfirmon-lidhjen-e-re-publikon-momente-romantike-me-partneren/
- Published: 2026-11-10T16:07:36+01:00
- Author: K

Ish-banori i “Big Brother”, Fation Kuqari, duket se po përjeton një histori të re
dashurie. Këtë herë, ai ka vendosur të ndajë me ndjekësit disa momente romantike
nga jeta e tij private, duke lënë të kuptohet se zemra e tij tashmë i përket dikujt.

Përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale, Fationi është shfaqur 
pranë partneres së tij, duke i shoqëruar pamjet me një këngë me nota romantike. 
Edhe pse nuk e ka fshehur faktin se është në një lidhje, ai ka treguar kujdes për
të mos zbuluar identitetin e vajzës që i ka rrëmbyer zemrën.

Në fotot e ndara, ish-banori i “Big Brother” ka vendosur emoji mbi fytyrën e partneres,
duke ruajtur kështu misterin rreth personit që ka në krah. Duket se Fationi ka zgjedhur
ta shijojë këtë romancë të re larg vëmendjes dhe kureshtjes së publikut.
