# Fabjola largohet nga Ferma VIP, pasi kërkoi falje publike ndaj Arbana Osmani

- Link: https://99lajme.com/fabjola-largohet-nga-ferma-vip-pasi-kerkoi-falje-publike-ndaj-arbana-osmani/
- Published: 2026-05-09T00:25:40+02:00
- Author: red

Mbrëmja e sotme në Ferma VIP u shoqërua me emocione dhe tension, teksa publiku vendosi
që Fabjola të largohet përfundimisht nga gara.

Moderatorja Arbana Osmani bëri të ditur rezultatin e televotimit masiv, ndërsa fermerja
u shfaq e penduar për ngjarjet e javëve të fundit.

Fabjola ishte në nominim që prej ditës së martë, pas vendimit të Agait lidhur me
sjelljen e saj dhe fjalën ofenduese të përdorur ndaj moderatores në prime-n e kaluar.

Megjithatë, gjatë spektaklit të sotëm ajo kërkoi falje publike ndaj Arbanës, duke
pranuar se ishte penduar për mënyrën si kishte reaguar dhe për situatën e krijuar.

“Vendim i drejtë. Unë nuk ja dola të jepja gjënë e bukur. Kanë bërë gjënë e duhur.
Faleminderit për votat”, tha Fabjola pas shpalljes së vendimit.

Largimi i saj ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë
komentuar momentin emocional të faljes dhe daljes nga shtëpia. 
