# “Ezeli” rikthehet në Stamboll, aktori i njohur fotografohet me bashkëshorten dhe dy vajzat

- Link: https://99lajme.com/ezeli-rikthehet-ne-stamboll-aktori-i-njohur-fotografohet-me-bashkeshorten-dhe-dy-vajzat/
- Published: 2026-11-24T00:21:24+01:00
- Author: R

Aktori i njohur turk **[Kenan İmirzalıoğlu](https://99lajme.com/tag/serial-turk/)**,
i cili fitoi zemrat e publikut shqiptar me rolin e “[Ezelit](https://99lajme.com/tag/seriale-turke/)”
në serialin me të njëjtin emër, është fotografuar së fundmi në aeroportin e [Stambollit](https://99lajme.com/tag/stamboll/),
së bashku me bashkëshorten e tij, aktoren Sinem Kobal, dhe dy vajzat e tyre.

Familja kishte zgjedhur Antalian për të kaluar pushimet shkollore, ndërsa pas përfundimit
të tyre është rikthyer në Stamboll.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

Çifti u fotografua mbrëmjen e kaluar në aeroport, ku prania e gazetarëve duket se
i kapi në befasi. Të pyetur nga gazetarët, aktorët preferuan të mos jepnin deklarata.

> **“Jemi shumë të lodhur, do të flasim një herë tjetër”**, u shprehën ata.

Kenan İmirzalıoğlu dhe Sinem Kobal janë martuar më 14 maj 2016, në një ceremoni 
madhështore në Stamboll. Ata janë prindër të dy vajzave, Lalin, e lindur në vitin
2020, dhe Leyla, e lindur në vitin 2022.

Kenan İmirzalıoğlu vazhdon të jetë i pranishëm në ekranin shqiptar. Aktualisht, 
aktori i njohur është protagonist i serialit **“[Sprova e Familjes](https://99lajme.com/tag/seriale-turke/)”**,
i cili transmetohet **çdo të shtunë dhe të diel, në orën 20:05, në ekranin e [TV Klan](https://99lajme.com/tag/tv-klan/)**.
Një tjetër rol që e rikthen aktorin e shumëdashur pranë publikut shqiptar.

Megjithëse janë ndër çiftet më të njohura të showbiz-it turk, dy aktorët përpiqen
ta mbajnë jetën e tyre familjare larg vëmendjes së mediave.

Kenan İmirzalıoğlu mbetet një nga aktorët më të dashur për publikun shqiptar, veçanërisht
falë interpretimit të tij në serialin legjendar **“Ezel”**.
