# Eneda Tarifës i vidhet makina? Klejvis Salaj “s’kursen” këngëtaren: Tre koncerte e ke…

- Link: https://99lajme.com/eneda-tarifes-i-vidhet-makina-klejvis-salaj-skursen-kengetaren-tre-koncerte-e-ke/
- Published: 2026-10-26T16:21:47+01:00
- Author: K

Klejvis Salaj rikthehet pas 15 vitesh në muzikë, tek Kënga Magjike 2026, falë “këmbënguljes”
së Eneda Tarifës.

Por duket se falënderimet nuk kanë qenë e vetmja mënyrë me të cilën Salaj ka vendosur
t’ia shpërblejë mbështetjen koleges së tij. Gjatë regjistrimeve në studio për këngën“
Më jeto”, artisti i ka organizuar Tarifës një prank, duke simuluar vjedhjen e makinës
së saj.

Automjeti ishte i parkuar në oborrin e studios, por situata ishte menaxhuar në mënyrë
të tillë që këngëtarja të besonte se makina i ishte vjedhur. E gjendur përballë 
kësaj situate të papritur, Tarifa u alarmua, duke vënë në pikëpyetje edhe sigurinë.

Nga ana tjetër, Klejvis Salaj e vazhdoi lojën deri në fund, duke e pyetur këngëtaren
se sa vlente makina e saj dhe duke i thënë me shaka: _“Sa lekë bën ajo makina jote?
Tre koncerte i ke!”_

Përgjigjja e Eneda Tarifës erdhi si ‘rrufe’: _“Je në terezi ti mo? Jo, nuk janë 
tre, janë 30!”_

Vetëm më pas këngëtares iu bë e ditur se gjithçka ishte pjesë e një prank-u të organizuar
në kuadër të “Këngës Magjike”, duke i dhënë fund shqetësimit dhe duke zbuluar të
vërtetën pas situatës së sajuar.
Përtej momentit humoristik, rikthimi i Klejvis 
Salajt në muzikë shënon një kapitull të ri në rrugëtimin e tij artistik. Këngëtari
ka treguar se nuk e ka braktisur asnjëherë muzikën, por se tani e ka ndier se ishte
momenti i duhur për t’u rikthyer, falë edhe nxitjes së Eneda Tarifës.

_“Unë s’kam hequr dorë kurrë, por ndoshta kokëçarja që i kam shkaktuar miqve të 
mi artistë, që më në fund me pjekurinë që ke dhe sfidat artistike që ke kaluar, 
është momenti dhe Neda Tarifa është fajtorja. Më mori, më çoi, bëmë këtë material
të bukur edhe e falënderoj”,_ është shprehur Salaj.
