# Enca ‘merr’ dhuratën më të bukur në ditëlindjen e saj

- Link: https://99lajme.com/enca-merr-dhuraten-me-te-bukur-ne-ditelindjen-e-saj/
- Published: 2026-10-21T13:56:05+02:00
- Author: K

Këngëtarja e njohur shqiptare Enca Haxhia feston sot 31-vjetorin e saj të lindjes.
Përveç urimeve të shumta nga adhuruesit dhe miqtë, kjo ditë e veçantë ka ardhur 
edhe me një lajm të mirë për karrierën e saj artistike.

Projektet e saj muzikore vazhdojnë të mbeten mjaft të pëlqyera dhe me ndikim në 
rrjetet sociale.

 jet.bank

 MERR **1,000 LEKË** DHURATË!

 REGJISTROHU ↗ SHKARKO APP ✦ FITO

Siç ka ndarë edhe vetë artistja në rrjetet e saj sociale, kënga e saj “Vasha” ka
arritur një sukses të dukshëm në platformën TikTok, ku është përdorur në mbi 1 milion
video.

Brenda vetëm 24 orëve të fundit, tingulli i saj ka mbledhur mbi 100,000 video të
reja, duke e çuar shifrën në 1.1 milion postime.

![](https://99lajme.com/wp-content/uploads/2026/10/image-13-580x1024.png)

![](https://99lajme.com/wp-content/uploads/2026/10/image-12-580x1024.png)

Përgjatë viteve, Enca ka arritur të ndërtojë një profil të dallueshëm në muzikën
shqiptare, duke sjellë këngë me ritëm modern dhe bashkëpunime që pëlqehen gjerësisht
nga publiku rinor.

Ky sukses i radhës vjen si një dhuratë mjaft e mirë për këtë përvjetor të saj.
